Koka: Opozita në betejë jo vetëm me Ramën, por edhe me kandrat brenda saj! PD-PL të ulen me qytetarët

17:18, 12/08/2022
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv situatën aktuale politike dhe hapat që pritet të ndjekë opozita pas shtatorit. Koka deklaroi se opozita është në një moment të vështirë në lidhje me aksionin institucional.

Më tej Bledian Koka deklaroi se shqetësues mbetet qëndrimi i disa deputetëve brenda PD-së por nga mëngjesi në darkë bëjnë dua-në e Edi Ramës. Në lidhje me inceneratorët, Koka deklaroi se kemi të bëjmë me një mega aferë korruptive.

“PD është në pritje të një vendimi që do zyrtarizonte logon e saj dhe do i hapte rrugë pjesëmarrjes së saj në zgjedhje. Ka aksion opozitar, por edhe institucione.

Betejën më të madhe e shoh brenda opozitës në aspektin e atyre njerëzve që kanë marrë një mandat me PD dhe sot e gjithë ditën e shoh që qëndrimi i tyre politik, sidomos për zhvillimet në PD, janë qëndrime refraktare që e dobësojnë akoma dhe më shumë atë që do duhej të ishte një opozitë e shëndoshë në aspektin institucional.

Nuk është rastësore por e qëllimshme. Betejë e rrezikshme aq më tëpër kur agjenda që çojnë para këta deputetë që i thonë vetes të PD-së por nga mëngjesi në darkë hanë dhe bëjnë duanë e Edi Ramës, kjo duhet menaxhuar me kujdes.

Këto qëndrime, aksioni i tyre politik nuk ka lidhje me antagonizmin që duhet të kenë në raport me qeverinë, por zgjatime të yçklave që nxjerr qeveria për të shmangur vëmëndjen.

Opozita ka betëjë jo vetëm me mazhorancën, por edhe me kandrat që vegjetojnë brenda saj duke u vetëquajtur deputetë, kryetar grupi apo edhe kryetar partie. PD duhet të forcojë raportin e saj dhe Partia e Lirisë me qytetarët.”-tha Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E.G.12/08/2022 20:37

Një filozof thotë: "Armiqësia midis njerëzve të afërt është veçanerisht e papajtueshme". Alibeaj me ata që po i shkojnë pas, nuk duhet të çojnë vetën deri në armiqësi me PD!

Right Always12/08/2022 19:45

Un do te thosha qe me fillimin e muajit, shtator pra dhe protestave te pandaleshme te luftohet fort per krijimin e nje qeverie teknike per te shkuar ne zgjedhje te parakoheshme kuptohet qe do te shkrihet parlamenti. Duke u bashkuar P Demokratike dhe P Lirise si dhe te gjitha forcat e tjera ne aksionin e madh opozitare te pa kthyeshem ateher do ta detyrojme NARKOSHTETIN XHAHIL pranoje QEVERI TEKNIKE DHE ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME.Pra ta detyrojme ate.

Right Always12/08/2022 19:44

Un do te thosha qe me fillimin e muajit, shtator pra dhe protestave te pandaleshme te luftohet fort per krijimin e nje qeverie teknike per te shkuar ne zgjedhje te parakoheshme kuptohet qe do te shkrihet parlamenti. Duke u bashkuar P Demokratike dhe P Lirise si dhe te gjitha forcat e tjera ne aksionin e madh opozitare te pa kthyeshem ateher do ta detyrojme NARKOSHTETIN XHAHIL pranoje QEVERI TEKNIKE DHE ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME.Pra ta detyrojme ate.

alienet12/08/2022 17:43

BLEDIANI ESHTE I ZOTI NE SAHAN TE PERSHESHIT ME KOS HAHAH DJAL I RI GAZETAR DHE TE THUASH QE TE ULEN ME QYTETARET SALI NOGRADA , KOMUNIST, VRASES, HAJDUT, ETJ DHE TJETRI I PL-SE SIGURIMS ,SPIUN, VRASES, HAJDUT ME VIDEO NUK E DI KU EGJENE KETE GUXIM JE SHUME BUDALLA ME DUKET HAHA

Shto koment

Denonco