‘Gjendja mjerane e varrezave në Tufinë’/ Bogdani nxjerr VIDEO-n: Mungesë respekti për dinjitetin e njeriut

13:36, 12/08/2022
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Gerti Bogdani ka publikuar në Facebook pamjet skandaloze nga varrezat e Tufinës, të cilat janë nën administrimin e Bashkisë Tiranë.

‘Gjendja mjerane në varrezat e Tufinës nuk është vetëm çështje paaftësie, por mbi të gjitha është çështje mungese totale respekti për dinjitetin e njeriut!’, shkruan Bogdani.  

Postimi i plotë:

Gjendja mjerane ne varrezat e Tufines nuk eshte vetem ceshtje paaftesie, por mbi te gjitha eshte ceshtje mungese totale respekti per dinjitetin e njeriut!

Bashkia e Tiranes ne 7 vitet e fundit i ka zgjeruar varrezat e Tufines vetem me 1 hektar dhe per sistemimin e kesaj hapesire vetem ne vitin ka tenderuar mbi 300 Milione Leke.

Se pari, hapesira eshte fatkeqesisht e pamjaftueshme, dhe kjo i hap rruge abuzimeve si ne rastin e muajit te fundit ku u arrestuan drejtues te bashkise qe shisnin hapesirat e varreve deri 1500 Euro! Apo si skandali me zhvarrosjen e foshnjave!!!

Kjo nuk eshte thjeshte paaftesi ne planifikim, por mbi te gjitha cnjerezore!

Se dyti, pavaresisht fondeve publike te tenderuara e te shpenzuara, pamjet flasin per nje realitet dhe kushte mjerane, mes pleherave dhe dherave! Ketu eshte e domosdoshme te behet transparence se si jane shpenzuar parate nga taksat e banoreve te Tiranes!

Kjo nuk eshte thjeshte paaftesi ne menaxhim, por shperdorim dhe abuzim me parate e qytetareve!

Tirana ka nevoje per nje plan te ri dhe afatgjate per zgjerimin dhe miremenaxhimin e hapesirave ne varrezat e Tufines.

Tirana ka nevoje per nje nderhyrje imediate per pastrimin dhe sistemimin e hapesirave.

Tirana ka nevoje per njerzillek dhe ndjeshmeri, qe dhimbjes dhe fatkeqesise se familjareve, te mos u shtohet edhe stresi i dites se fundit te lamtumires, mes pleherave, me baltes ne dimer e pluhurit ne vere!!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco