Ministrja Kushi ia ‘merr dorën’ tenderave, i jep 1.5 miliardë lekë firmës që ofroi 500 milionë më shumë

Ministrja Kushi ia ‘merr dorën’ tenderave, i jep 1.5 miliardë lekë firmës që ofroi 500 milionë më shumë

13:25, 12/08/2022
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi duket si i është futur seriozisht ‘biznesit të tenderave’, ashtu si shokët e shoqet e tjera të qeverisë.

Duke harxhuar 1.5 miliardë lekë për mobilim, ministrja Kushi ka shpallur fituese një kompani e cila ka ofruar gati 500 milionë lekë më shumë sesa njëri nga konkurrentët pjesëmarrës.

Nga dokumentacioni përkatës i këtij tenderi, shikohet se kanë marrë pjesë në garë 8 kompani, nga të cilat 2 prej tyre kanë ofruar vlera bindshëm më të ulëta nga fituesi i shpallur nga Evis Kushi.

Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë diferencë të vogël, por për një vlerë që shkon në gati 500 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-32123-06-07-2022 dhe me objekt “Blerje pajisje mobilerie për shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm”, me fond limit 137,296,938 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Fituese është shpallur firma ERZENI/SH me ofertë 124,949,463 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë rezulton të jetë sa 91% e fondit limit të tenderit, që bashkë me faktin se është rreth 500 milionë lekë më e lartë se garuesi tjetër, përbën një dyshim të fortë se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar të tenderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco