Paloka: Krerët e diktaturës u dënuan për gjenocid! ‘Lustracionin’ e rrëzoi Rama! Bastard, kush thotë të kundërtën!

Paloka: Krerët e diktaturës u dënuan për gjenocid! ‘Lustracionin’ e rrëzoi Rama! Bastard, kush thotë të kundërtën!

13:03, 12/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka reaguar ashpër ndaj propagandës anti-PD se gjatë qeverisjes së saj në vitet e para dhe më pas, nuk janë dënuar krerët e komunizmit dhe shërbëtorët e tyre.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka theksoi se ‘e vërteta është se të gjithë krerët e diktaturës u dënuan bashkë me shërbëtorët e tyre, si kriminelë, për genocid ndaj shqiptarëve, duke filluar nga Ramiz Alia deri tek Aranit Çela e me rradhë.

Gjithashtu Paloka i është kthyer edhe ligjit të ‘lustracioni’ i cili u miratua në parlament nga PD dhe nuk lejonte asnjë ish-funksionar të regjimit, as kriminelët e sigurimit të shtetit bashkë me bashkëpunëtorët e tyre të kishin funksione drejtuese në shtet por PS e anulloi atë ligj pasi erdhi në pushtet me rebelimin e ’97-ës dhe pasi PD erdhi në pushtet dhe e miratoi sërish, Rama e dërgoi në Kushtetuese duke e rrëzuar si anti-kushtetuese.

Postimi i plotë:

Kreret e diktatures dhe sherbetoret e tyre u akuzuan dhe denuan per genocid gjate qeverise se pare te PD. Kush vazhdon te mashtroje duke fryre te kunderten eshte thjeshte bastard qe meriton vetem perbuzje!

Prej vitesh propaganda antiPD i ka fryre disa te pavertetave historike  per te demtuar PD. Nje prej tyre eshte dhe ajo se gjoja bllokmenet u denuan “vetem per kafe”! E verteta eshte se te gjithe kreret e diktatures u denuan bashke me sherbetoret e tyre, si kriminele, per genocid ndaj shqiptareve , duke filluar nga Ramiz Alia deri tek Aranit Cela e me rradhe. Nder akuzat ishte dhe ajo e shperdorimeve , por sigurisht qe kryesorja ishte genocidi dhe krimet ndaj shqiptareve. Per kete jane te gjitha dokumentat e kush te doje e ka gjithe mundesine te verifikoje.

Nje tjeter e pavertete eshte ajo se PD lejoi bashkepuntoret e Sigurimit te jene pjese e Parlamentit dhe administrates!

Mashtrim!

PD miratoi ne Parlament ligj per lustracionin qe nuk lejonte as ish-funksionaret e regjimit, as kriminelet e Sigurimit e as bashkepuntoret e tyre , te ishin pjese e ketyre funksioneve. PS e anulloi ate ligj sapo erdhi ne pushtet me rebelimin e ‘97, amnistoi dhe bllokmenet qe ishin neper burgje. Me pas , kur PD erdhi ne pushtet, e kaloi perseri ligjin e lustracionit, po Rama e dergoi ne Gjykate Kushtetuese dhe me ata qe ishin aty, e rrezoi si antikushtetues .

Eshte me shume se mjerim kur sheh edhe sot , qe  jo vetem Rama dhe propaganda e tij , po dhe disa deputete qe jane ne ate Parlament me votat e demokrateve, vazhdojne te godasin PD dhe historine e saj me te njejten propagande mashtruese dhe me gjuhen e Tao Palles. Sigurisht qellimi eshte te goditet Berisha. Ky eshte piksynimi i Rames dhe ketij piksynimi po i sherbejne dhe keta deputete .

Po te jene te bindur qe denimi dhe pasojat per ta nga demokratet nuk do jene thjeshte “historike” duke u kujtuar si turpi i demokrateve, por direkte. Gjakun dhe sakrificat e demokrateve ne vite , nuk mund ti shesin kaq kollaj e pa pasoja!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj12/08/2022 19:09

Z. Paloka mos më thuaj se janë alibej-gjekmarka-çupi-pampuri! Se mezi i presim këto "Koka" të na rikthen.... Si thonë: i pacipi nuk ka turp! Këta janë më keq se rilndsat.

Shto koment

Denonco