Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Rama po përvetëson 1 mln metër katrorë tokë publike

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Rama po përvetëson 1 mln metër katrorë tokë publike

12:55, 12/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përsëriti sërish thirrjet që qytetarët të mos bien pre e mashtrimit me aferën e Portit të Durrësit. Berisha tha se ata nuk duhet të investojnë në këtë projekt.

“Përsëri e denoncoj këtë aferë si një nga më të mëdhatë korruptive në Europë. Kjo si aferë shkon lehtësisht mbi katër miliard euro.

Edi Rama me kompaninë Emaar, po përvetëson 1 milionë metër katrorë tokë publike në qytetin e Durrësit.

Po i bën një dëm të pallogaritshëm ekonomisë shqiptare. Para gjashtë muajsh janë blerë vinça nga më modernët,” tha Berisha.

Sipas tij, Edi Rama dhe njerëzit e tij po e përdorin këtë projekt për pastrim parash në nivele të paimagjinueshme.

Berisha tha se PD do e zhbëjë këtë projekt, ndaj rezervoi një thirrje edhe për presidentin e kompanisë Emaar.

“Ai projekt nuk do ketë jetë. I them atij zotërisë të Emaar që të mos implikohet në mega-afera korruptive si kjo,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni12/08/2022 14:32

editojeni Komentin tim qe te mos e hedh ne Fb e te them qe ju jeni partner me hajdutet Boll... Boool

cuf dabjoni12/08/2022 13:33

Që te jemi te sakteduhet te bejme keto sqarime.: Ed-Edvini i ka falur firmes fantazem 5,4 ha truall me ndertesa e struktura te Portit si edhe 80 hektar truall rreth tij. keto bejne 850.000 metër katror, vlera e te cilave per vendin ku jane është nga 1 deri 1,5 miliard Euro. Toka e Portit nje territor qe lidhet me sigurine kombetare nuk mund ti shitet kujtdo sepse cenon Sigurinë Kombëtare po keshtu Baseni i Portit dhe infrastruktura nuk shiten por jepen me koncesion BOT e jo me shume se 30 vite. Ato nuk mund ti jepen nje firme Fantazem e aq me teper qe regjistrohet jo ne Shqiperi e nuk i dime kush jane aksioneret e saj. Nuk falen keto lloj pasurish sot pas 32 vitesh tranzicion por jepen vetem me koncesion dmthe "marina" dhe strukturat e saj ndersa trualli jepet per ndertim duke qene 40-50% pjesa e pronarit te tokes,.. dhe kur shiten vihet paraprakisht kushti që bleresi i pare eshte shteti.. Po keshtu, VETËM "Marina"dhe strukturat e saj, jane me koncesion dhe aksioner me te drejten e "Aksionit të Artë" eshte shteti shqiptar. Mjaft vodhet !!! Opozita duhet ti kerkoj Gjykates Kushtetuese anulimin e mareveshjes, publikimin e saj, a kane leke ne Banka (aq sa do investojne) e kush jane ......ndryshe o popull mos u habitni qe kjo prone te rrethohet e ne hyrje te kete tabele ne Arabisht-anglisht e shqip qe "ndalohet hyrja" (keshtu kane bere ruset ne portet e vogla qekane blere ne Qipr0 e me tabela vetem rusisht). Mund dhe te investoj shteti, te huajt dhe investitor shqiptar me kushtet e me siperme por çdo here Marina te jete qartesisht e ndare nga pjesa per ndertime publike (qe nuk lidhen me te).

Shto koment

Denonco