Afera e inceneratorëve/ Berisha: Zimbabve konfiskoi çdo gjë, këtu SPAK nuk guxon të reagojë

Afera e inceneratorëve/ Berisha: Zimbabve konfiskoi çdo gjë, këtu SPAK nuk guxon të reagojë

12:49, 12/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari demorkat, Sali Berisha u ndal edhe sot te mega-afera e inceneratorëve.

"Dosja më e vërtetuar gjer më sot është dosja e inceneratorëve. Ka dosje të tjera plot. Por te dosja e inceneratorëve, Edi Rama, që thotë se firmosja fap e fap, është përgjegjës kryesor.

Çfarë ndodh sot?

Zimbabve ka pasur të njëjtën skemë dhe të njëjtët personazhe, me Gugalen me Zoton, e ka anuluar dhe ka konfiskuar çdo gjë.

Për herë të parë, prokuroria nuk guxon dhe bën sikur po heton. Shkel ligjin e antimafias, shkel të gjitha ligjet dhe nuk guxon të konfiskojë veprën e krimit, përkundrazi vazhdon të dimbursojë para në veprën e krimit.

Sepse ajo vepër e krimit është e krimit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe prandaj SPAK nuk e bën këtë gjë.

Kur SPAK nuk e bën këtë, do e bëjnë qytetarët dhe ata do dalin të fituar nga kjo betejë," tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco