Këlliçi: 900 mijë shqiptarë në pasiguri ushqimore, larg kullave marramendëse dhe zhvillimit të rremë

Këlliçi: 900 mijë shqiptarë në pasiguri ushqimore, larg kullave marramendëse dhe zhvillimit të rremë

12:42, 12/08/2022
A+ Aa A-

Raporti më i fundit i Programit Botëror të Ushqimit në OKB ka përllogaritur se, gjatë periudhës 2019-2021 rreth 900 mijë njerëz ose rreth 32% e popullatës së Shqipërisë vuajti nga pasiguria ushqimore.

Ky raport është analizuar sot nga deputeti demokrat Belind Këlliçi, që theksoi se e ka parë vetë varfërinë derë më derë dhe se varfëria në Shqipëria është epidemike.

“900 mijë shqiptarë vuajnë nga pasiguria ushqimore! – nënvizoi Këlliçi dhe shtoi: “Unë përfaqësoj në Kuvend një zonë të varfër të kryeqytetit, ku shumë familje jetojnë me ardhura sa për të mbijetuar, disa me ndihmë ekonomike, të tjerë lajnë borxhin me borxh. Në Kombinat, Kashar, dhe fshatrat e Tiranës, e kam parë varfërinë derë më derë.

Në këta 900 mijë shqiptarë janë edhe zgjedhësit e mi. Janë qytetarë që jetojnë pak minuta larg qendrës së tejmbushur me kulla marramendëse, por shumë vite, ndoshta dhjetëra e qindra vite larg atij realiteti të rremë zhvillimi. Në Shqipëri varfëria është epidemike. Kalon borxhi dyqan më dyqan; mbaron një fletore, hapet një tjetër. E vërtetë se nga shteti nuk mund të presësh gjithçka, por nga ky shtet nuk pret asgjë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco