Nevoja e referendumeve/ Berisha: Kushtetuta ka rënë pasi Rama ka marrë të gjitha pushtetet

Nevoja e referendumeve/ Berisha: Kushtetuta ka rënë pasi Rama ka marrë të gjitha pushtetet

12:36, 12/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, foli në konferencën për shtyp edhe në lidhje me çështjen e referendumeve.

Ai tha se ato janë të nevojshme pasi në vend ka rënë Kushtetuta, sepse Edi Rama kontrollon të gjithë pushtetet.

“Siç mund ta verifikoni, prej kohësh jemi shprehur për referendumet. Jemi shprehur në disa takime. Dhe unë vlerësoj qëndrimin e Partisë së Lirisë për referendumet.

Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, de facto ajo ka rënë. Sepse misioni i saj i një Kushtetute është ndarja e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si shtyllë bazë e demokracisë, është futur për balancën e pushteteve. Ky është misioni që këtu ka humbur.

Përveç kësaj, janë bërë ndërhyrje në Kushtetutë të shumëllojta, që i kanë privuar asaj zhdërvjelltësinë.

Së treti, Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre,” tha Berisha.

I pyetur nëse është dakord, Berisha tha se ende nuk ka diskutuar me Metën për qeverinë teknike, por qëllimi i tyre i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës.

“Nuk kemi diskutuar. Teza jonë është kjo që Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhje të ndershme. A do ngarkohet një qeveri teknike, kjo është diçka që do vendosin forcat politike”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco