Porti i Durrësit, Meta: Rama fshihet pas historive me guacka, me investitorë dhe burime të dyshimta parash

Porti i Durrësit, Meta: Rama fshihet pas historive me guacka, me investitorë dhe burime të dyshimta parash

12:09, 12/08/2022
A+ Aa A-

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, ka kthyer vëmendjen sot nga Porti i Durrësit, që është mbështjellë me rrjetën e një afere të re korruptive me investitorë të dyshimtë.

Meta thekson se “interesi i vendit nuk ekziston për këtë kryeministër, i cili fshihet pas historive me guacka pas guackash, me investitorë dhe burime të dyshimta parash”.

“Shqipëria dhe Durrësi kanë nevojë për investitorë seriozë strategjikë dhe vendime, - nënvizoi Ilir Meta, - që respektojnë Kushtetutën, sovranitetin shtetëror mbi infrastrukturën strategjike, parimet e konkurrencës dhe transparencës, detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe Procesi i Berlinit.

Injorimi brutal i qytetarëve të Durrësit, i ekspertëve vendas dhe të huaj, i shoqërisë civile, i detyrimeve ndaj Korridoreve europiane të sanksionuara në Samitin e Vjenës (2015), tregon se interesi i tyre dhe ai i vendit nuk ekziston për këtë kryeministër, i cili fshihet pas historive me guacka pas guackash, me investitorë dhe burime të dyshimta parash.

Ju lutem qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të lexojnë këtë analizë profesionale të gazetarit Klodian Tomorri.”

'Pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco