'Vuçiç, është koha e internetit dhe e satelitit, o demagog, rrenc e i pabesë'

'Vuçiç, është koha e internetit dhe e satelitit, o demagog, rrenc e i pabesë'

08:44, 12/08/2022
A+ Aa A-

Nga Enver Bytyçi

Presidenti i Serbisë, prej vitesh e sidomos kohët e fundit thotë se "Albin Kurti dëshiron të likuidojë serbët në veri të Kosovës"! Dhe me këtë version ngre narrativën se ai po i mbron këta qytetarë të shtetit më të ri në Europë!

Duket qartë se dëshirën e tij të mbetur pa realizuar për likudimin e shqiptarëve ai po kërkon ta transferojë të shqiptarët, të cilët kurrë nuk kanë kërcënuar me ekzistencë popujt e tjerë. Shqiptarët, përkundrazi, i kanë mbrojtur popujt e tjerë, hebrejtë e madje edhe ushtarët e dorëzuar pushtues të Italisë fashiste!

Ndërkaq, kreu i shtetit serb kujton se është në kohën e para 120 viteve, kur paraardhësi i tij, Vladan Gjergjoviç, shpifte për shqiptarët një mijë e një të zeza! Po është koha e internetit dhe satelitit, o president demagog, rrenc e i pabesë!

Nejse, pabesia funksionon edhe në këto kohë. Por rrena e shpifja dallohen me një lëvizje!

Pastaj është KFOR-i dhe mijëra misionarë të Perëndimit që monitorojnë situatën! Kujton ti se nuk e dinë ata se çfarë dëshiron Kurti, Osmani e të tjerët!

Ti di vetëm se çfarë dëshiron Edi Rama, o rrotë, që na flet sikur bota është ajo e Vladan Gjorgjeviçit tënd shpifës e racist si ti!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco