Strazimiri: Kur themi ‘Partia’, nënkuptojmë uria! Bukën e gojës, 32% e popullsisë, kanë sfidë të ditës

Strazimiri: Kur themi ‘Partia’, nënkuptojmë uria! Bukën e gojës, 32% e popullsisë, kanë sfidë të ditës

19:33, 11/08/2022
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

Bukën e gojës, vaktin

... dmth 1 në 3 fëmijë...

Kjo do të thotë që edhe kur arrijnë ta sigurojnë ‘ushqimin’, nuk bëhet fjalë për ushqim në kuptimin normal të fjalës nga pikëpamja proteinike, sepse nuk arrijnë dot deri tek mishi, veza apo bulmetrat!

Thjesht vënë në gjumë barkun me bukë... relativisht!!!

Panorama, (për turpin tonë që e kemi jetuar njëherë), është e njëjtë me ‘ushqimin’ që na ofronte ‘Partia’ këtu e 35 vite më parë kur ishim fëmijë...

Edhe atëherë, ‘Partia’ na e kërkonte këtë sakrificë për shkak të një force madhore globale...

Atëherë ‘Partia’ e quante ‘rrethimi i egër imperialisto-revizionist’, dhe paratë që duheshin për të ushqyer popullin, i përdorte për bunkerë (!?), nëndetëse (?!), mirëmbajtje avionësh relike (?!) dhe për të mbajtur me ushqim dhe veshmbathje falas një armatë prej 32 mijë oficerësh e komisarësh xhahilë (dhe familjet e tyre), që do na mbronin nga ... NATO...(?!)

Këtë ‘mbrojtje’ duhej ta paguanim me ... uri...

Kam patur gjithmonë dyshimin se në 1990 nuk na ngriti liria por uria... por nuk guxoja t'ia thoja as vetes.

Me ç'duket duhet përsëri që një brez tjetër fëmijësh të provojnë urinë në ‘Partinë’, që ne të kujtohemi për... lirinë...

KAQ!

#ngrehuni_dhe_bjeruni

#vetëmbrojtje_qytetare

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco