Meta: Durrësi nën kontrollin e bandave të qeverisë! Rama nuk shpëton nga inceneratorët duke sakrifikuar të vetët

19:14, 11/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me strukturat e kësaj partie në Durrës. Meta akuzoi Ramën si ‘koka’ e aferës korruptive të inceneratorëve ndërsa shtoi se ai nuk do të shpëtojë duke sakrifikuar njerëzit pranë tij.

Më tej Ilir Meta deklaroi se qyteti i Durrësit është nën pushtetin e bandave kriminale që ushqehen nga përfaqësues të qeverisë të cilët ndajnë së bashku interesa ekonomike dhe elektorale.

"Edi Rama në krye të aferës së inceneratorëve. Ai nuk shpëton duke sakrifikuar bedel pas bedeli. Nuk mund të pranojmë që Durrësi të jetë nën presionin e të fortëve.

Pushtetin real e kanë të padukshmit në publik. Durrësia vuan nga pasiguria, rivaliteti midis bandave që ushqehet nga përfaqësuesit e qeverisë të cilët trafikojnë me bandat interesat e tyre ekonomike apo edhe elektorale.

Le t’i japim një dimension të fortë Partisë së Lirisë në Durrës, mundësitë janë të jashtëzakonshme sepse kemi një rini të jashtëzakonshme. Skandalet e kësaj qeverie do sjellin shpejt fundosjen e saj e cila nuk do të marrë dot me vete vendin tonë.

Qeveria e Ramës kërkon të mbijetojë vetëm përmes frikësimit të qytetarëve, mediave, frikësimit të çdo njeriu i cili kërkon të jetë i barabartë përpara ligjit me githë të tjerët.”-tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco