Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ KESH vjedh me blerjen e energjisë nga importi, pagoi mbi 5 mln euro për dy ditë energji

16:47, 11/08/2022
A+ Aa A-

Tenderi i blerjes së energjisë elektrike për datat 13-14 gusht është kryer me vjedhje dhe mungesë të plotë transparence nga KESH. Tenderi qëndroi i hapur vetëm për 1 orë e gjysmë gjatë ditës së enjte, pikërisht kur energji në bursën e Hungarisë kapi vlera më të larta, ndërsa gjithçka është kryer në fshehtësi të plotë nga KESH. E njëjta strategji u ndoq me blerjen e energjisë edhe për fundjavën e kalur.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka kryer vjedhje me tenderin e blerjes së energjisë elektrike nga importi për datat 13-14 gusht. Tenderi për blerjen e energjisë elektrike për periudhën 2 ditore, është hapur në orën 13 të kësaj të enjteje, dhe është mbyllur si për çudi në orën 14:30 min, në po të njëjtën ditë. Absurdi është se një tender i tillë me vlerë mbi 5 milion euro, qëndron i hapur për vetëm 90 minuta apo 1 orë e gjysmë.

Në këtë tender KESH blen energji për ditën e shtunë dhe të diel, datë 13 dhe 14 gusht. Çudia qëndron në faktin që Korporata Elektroenergjitike Shqiptare hap tender pikërisht ditën e sotme, kur energjia në bursën e Hungarisë arrin vlerat në mbi 457 euro/mwh , ndërkohë që gjatë javës energjia ka qenë në vlerën 350 euro/mwh. 

Në total në këtë tender, KESH blen sasinë 12,000 mwh, e cila me cmimin qe kerceu bursa sot, i kushton rreth 5.5 milion euro për vetëm 2 ditë fundjave, përkatësisht të shtunën dhe të dielën e datës 13 dhe 14 gusht.

Nëse KESH do të kishte hapur tenderin në datat 9 apo 10, përkatësisht të martën ose të mërkurën, kur energjia në bursën e Hungarisë tregtohej me 350 euro/mwh, do mund të kursente të pakten 1.5 milion euro.

Tre ditë më parë Syri TV publikoi një tjetër vjedhje nga KESH me tenderin për blerjen e energjisë elektrike për datat 6 dhe 7 gusht. E njëjta strategji u ndoq edhe pak ditë më parë, ku tenderi qëndroi i hapur gjatë natës së datës 4 gusht, dhe u mbyll në orën 8 të mëngjesit të datës 5 gusht. Për fundjavën që sapo lamë pas KESH bleu mbi 4 milion euro energji elektrike, pikërisht në momentin kur çmimi ishte më i lartë.

Hijet e dyshimit shtohen akoma më shumë kur këto tendera realizohen nga një platformë elektronike www.trading.kesh.al, e cila u tenderua në shkurt nga KESH, për t’u ndërtuar me vlerën 1.5 milion euro, por tenderi i kësaj platforme u anullua. Nuk dihet se kush ia krijoi KESH-it këtë platformë dhe a është e certifikuar, por dihet se është e paaksesueshme për publikun, duke i mbajtur këto tendera ne sekret të plotë, pa treguar cilat janë firmat fituese, sa firma kanë qenë pjesëmarrëse etj. Një mungesë transparence kaq e madhe dëshmon për korrupsionin me tenderat e energjisë. A është ky naivitet, padituri apo vjedhje nga KESH, këtë duhet ta zbulojnë organet kompetente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco