Erald Kapri: Nuk duhet që të amnistohen krimet e komunizmit

Erald Kapri: Nuk duhet që të amnistohen krimet e komunizmit

20:59, 10/08/2022
A+ Aa A-

Studiuesi dhe gazetari Erald Kapri, duke folur në takimin për kujtimin e Havzi Nelës, ka kërkuar që të mos amnistohen krimet e komunizmit.

‘Unë e kuptoj që për dënimin e krimeve të komunizmit mund të hasen vështirësi, por ne nuk duhet të amnistojnë këtë gjë.

Në politikën tonë të kujtesës, që të jetë edhe në platformën e opozitës, që të kemi një ditë kombëtare për nderimin e viktimave të komunizmit. Të kemi në kurrikulat arsimore, sot nxënësit nuk mësojnë asgjë për krimet e komunizmit. Mendoj se brenda një mandati është tërësisht e realizueshme përfundimi i dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë.

Ne duhet të gjejmë forma për të dënuar krimet e komunizmit. Në prokurori duhet të ketë dy prokurorë specialë që të merren me këto krime. Prokurorët nuk japin leje për të zhvarrosur trupat e vrarë gjatë komunizmit’, tha ndër të tjera, Erald Kapri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco