Demir Pojani: Duan të na falsifikojnë historinë e revoltës së Spaçit

Demir Pojani: Duan të na falsifikojnë historinë e revoltës së Spaçit

20:28, 10/08/2022
A+ Aa A-

Një prej të dënuarve politikë i pranishëm në tryezën e Partisë Demokratike, Demir Pojani është shprehur se njerëz të caktuar kërkojnë të falsifikojnë historinë e revoltës së Spaçit.

‘Havzi Nelën e kam pasur shumë vite në burg dhe fenomenet që kanë ndodhur në shpirtin e tij, nuk po i themi siç duhet. Askujt në botë nuk ja merrte mendja se Havzi Nela do të kapte koburen me dorë. Ai njeri nxirrte vetëm mjaltë nga goja. Havzi Nela ishte një kod që shkruante.

Nuk e di se çfarë u bë me ato letrat e Havziut, a u gjet ai kodi i tij.

Porsa i takon regjimit, nuk ishte vetëm Hitler, por ishin banda e tij, përbindëshat e burgut sa nuk hanin mish njeriu. Ishte një tjetër operativ i tmerrshëm. Nuk dinin të bënim një diferencim për këta njerëz të mirë.

Gjeni, leje të shkruajë ta thojë fjalën e tij. Kohët e fundit po e zvetnojnë përvjetorin e Spaçit, nuk e di se pse. Ne në Spaç bëmë një revoltë politike. Nuk prekëm asgjë, përveç stemave politike. Është një njeri që kërkon ta patronizojë revoltën e Spaçit, meqë është në Mirditë.

Revoltën e kam bërë unë me shokët e mia. Nuk duhet të falsifikojmë historinë, sepse kjo është falsifikim historie’, tha Demir Pojani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco