Gjokutaj inskenon gjyqin antikorrupsion: Edi Rama gjyqtar, prokuror, sekretar, avokat dhe i pandehur! Ja vendimi

Gjokutaj inskenon gjyqin antikorrupsion: Edi Rama gjyqtar, prokuror, sekretar, avokat dhe i pandehur! Ja vendimi

13:52, 10/08/2022
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj ka ironizuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama është edhe gjyqtar, prokuror, avokat si dhe i akuzuar njëkohësisht.

Në postimin e tij në Facebook, Gjokutaj ka inskenuar një proces gjyqësor nga Gjykata e Antikorrupsionit e përbërë nga Edi Rama gjyqtar, Edi Rama sekretar gjyqëor, Edi Rama prokuror i SPAK dhe i pandehur po prap Edi Rama.

Postimi i plotë:

V E N D I M

Sot Gjykata Antikorrupsion e perbere nga: 

                   Edi Rama - gjyqtar

Asistuar nga sekretari gjyqesor Edi Rama, me pjesemarrjen e prokurorit prane SPAK Edi Rama shqyrtoi ceshtjen penale me dyer te mbyllura ne ngarkim te te pandehurit:

Edi Rama i akuzuar per vepren penale te „korrupsionit pasiv te zyrtareve te  larte i mbrojtur nga Av. Edi Rama si e shqyrtoi ceshtjen ne teresi pasi degjoi prokurorin i cili fajesine e la ne çmim te gjykates, avokatin qe u shpreh i cuditur per akuzen si dhe te pandehurin i cili kerkoi Drejtesi

                           VENDOSI:

Deklarimin fajtor te Prokurorit te lekundur ne qendrimin ndaj akuzes.

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Edi Rama per vepren penale qe u akuzua.

Kunder ketij vendimi mos beni ankim se nuk ja vlen barra qirane!

U shpall sot ne oren 00.00 me oren e Ëashingtonit! G

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco