VIDEO/ PD: Bualli i inceneratorëve bëhet edhe fermer me 310 mijë euro!

VIDEO/ PD: Bualli i inceneratorëve bëhet edhe fermer me 310 mijë euro!

13:12, 10/08/2022
A+ Aa A-

Deputeti Belind Këlliçi ka bërë një denoncim të ri sot, për një tjetër personazh që ka përfituar mijëra euro nga inceneratorët. Ai është Elton Bualli dhe në vitin 2020, kishte këtë mision që shihni në video.

“Kur bashkë me Inën shkuam në landfillin e Sharrës për t'iu treguar qytetarëve të Tiranës me zë dhe figurë, se atje nuk nuk ka incenerator, Elton Bualli që shfaqet në video kërkoi të na pengonte dhe na shantazhonte njëkohësisht, - shkruan Këlliçi. - Sot Elton Bualli është edhe fermer! Ka bërë të vetat 310 mijë euro nga fondet e AZHBR, falë ndërhyrjes dhe këshillave të çmuara të Stela Gugalljas, zonja e arratisur dhe në kërkim ndërkombëtar për shkak të suksesit të inceneratorëve.

Këta i kanë duart në çdo sektor të ekonomisë dhe nuk e kanë as nga aftësia e as nga zgjuarsia.  Kanë Ramën me Veliajn që u firmosin gjithçka duan. Nëse u heq pushtetin politik dhe u konfiskon paratë, mbeten vetëm me alternativën e largimit nga Shqipëria, si shumica e shqiptarëve.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco