Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Berisha: Mafia me në krye Engjëll Agaçin çoi për skrap uzinën e Ballshit

Berisha: Mafia me në krye Engjëll Agaçin çoi për skrap uzinën e Ballshit

22:12, 09/08/2022
A+ Aa A-

Gjatë tryezës për energjinë, kryetari i PD-së Sali Berisha foli edhe për shkatërrimin e uzinës së naftës së Ballsh.

Berisha akuzoi drejtpërdrejt Engjëll Agaçin si njeriun që ishte në krye të mafias që çoi për skrap këtë uzinë.

‘Folëm për naftën. Këtu punon Shell-i, Edi Rama flet për të, por Shell-i ka këtu që në 2010. Por problemi është se u shndërrua në skrap Ballshi. U shndërrua në skrap se e futën në borxhe, me një sistem mafioz, që e përdorën për kolateral uzinën, mirrte qindra milionë euro borxhe dhe në fund rruga e vetme e larjes së borxheve ishte shndërrimi në skrap i uzinës dhe e bënë kështu.

U zhvillua një mafie e tmerrshme, me në krye Engjëll Agaçin. Shqiptarët duhet ta dinë se sapo erdhi në pushtet shkoi në bordin e naftës dhe ai i drejtoi operacionet siç i leverdiste qeverisë dhe partisë’, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco