Berisha: Rama i fali CEZ-it borxhin dhe i fali edhe 100 milionë euro të tjera

Berisha: Rama i fali CEZ-it borxhin dhe i fali edhe 100 milionë euro të tjera

21:21, 09/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në takimin e organizuar për energjinë, ka akuzuar qeverinë Rama se i ka falur CEZ-it borxhin prej më shumë se 550 milionë euro.

Por më pas, me një marrëveshje tjetër, Edi Rama i foli po kësaj kompanie edhe 100 milionë euro të tjera.

Sipas Berishës, gjyqi në arbitrazh ishte i fituar.

‘Ju e cekët çështjen e CEZ. Ne kemi dokumente të avokatëve në arbitrazhin ndërkombëtar dhe jepte garanci që e kemi të fituar. Ai borxh që ai i kishte KESH-it ishte me fatura. Edi Rama me një marrëveshje ja fali borxhin, i dha edhe 100 milionë euro më pas. Gjithçka është e bërë nga dora e kësaj qeverie dhe mbi bazë korrupsioni.

Kemi një tablo mjaft problematike të krijuar nga kjo vjedhje zinxhir, por mundësitë janë. Kaskada është një mrekulli edhe në prodhim dhe si depozitë. Po të kesh edhe burime ajo të jep mundësi ta ruash dhe konservosh. Këta në këto kohë kanë marrë nga Korporata Energjetike e Kosovës çdo ditë nga 1 milionë e ca euro energji dhe në vend që të ruanin kaskadën, këta e hapnin dhe shisnin kaskadën duke e ulur me disa metra’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco