Eksperti Elezi: Nëse rritet çmimi i energjisë, do të kemi një katastrofë zinxhirë

Eksperti Elezi: Nëse rritet çmimi i energjisë, do të kemi një katastrofë zinxhirë

20:31, 09/08/2022
A+ Aa A-

Duke folur në tryezën e energjisë, eksperti Eduard Elezi ka treguar disa prej skandaleve të qeverisë në menaxhimin e energjisë elektrike.

Sipas tij, qeveria ka rritur çmimin e energjisë elektrike për biznesin, por tani kërkon të rrisë edhe energjinë për qytetarët.

‘90% e konsumit të biznesit është konsumi me çmim të rritur. Tani tendenca tjetër është rritja e çmimit për familjarin dhe biznesin e vogël. Nëse do të kemi një rritje përsëri për biznesin dhe qytetarin, është një katastrofë zinxhir.

99% e konsumit është energji elektrike, pasi çdo biznes me të punon, sepse nuk kemi alternativë gazi.

Çfarë ka ndodhur tjetër? KESH ka lidhur një kontratë për të sjellë dy anije moto-gjeneratorë dhe nuk janë TEC-e. Është një kontratë e KESH. Këto anije kanë një qira që për 2 vjet shkon 70 milionë euro. Ata konsumojnë një naftë D-2, dhe këtu është e ndaluar të përdoret. Bashkë me naftën shkon një kosto prej 700 milionë eurosh në total.

Pse KESH nuk mbaron atë defekt që ka TEC-i i Vlorës.

E dyta, pse nuk ndërtohet një TEC i ri afër gazsjellësit. Me 70 milionë euro qira, mund të ndërtohet një TEC afër 100 mega, aq sa është i Vlorës.

Energjia e rinovueshme me panele diellore, ashtu siç janë indiciet e BE, që është përparësi tani edhe për shkak të luftës në Ukrainë. Nuk është dhënë asnjë leje. Ka miratime paraprake. Shkon ministrja bën shou televiziv. Diku nga 20 mega të ndërtuara në Fier, nuk ka asnjë leje tjetër.

Në këto kushte ku jemi, ku do ta shesin këtë energji. Këta nuk janë transperentë. KESH ka hapur një tender për të blerë platformën për të bërë tenderat e energjisë. Dështoi në shkurt. Çfarë bën këta, ndërtuan një platformë që nuk është transparente.

Nga 5-6 mijë punonjës që ka pasur Operatori i Shpërndarjes, ka shkuar në 20 mijë njerëz.  KESH me 3 HEC-e ka 2 mijë njerëz në punë. Fryrje e madhe e administratës’, tha gjatë fjalës së tij në tryezë, eksperti Eduard Elezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco