Mati: Rritja e çmimit të energjisë ka rritur kostot, disa këshilla si mund të ndryshojë situata

Mati: Rritja e çmimit të energjisë ka rritur kostot, disa këshilla si mund të ndryshojë situata

20:18, 09/08/2022
A+ Aa A-

Profesor i Universitetit Politeknik të Tiranës, Sokol Mati duke folur në tryezën e energjisë dhe karburanteve të organizuar nga Partia Demokratike, është shprehur se energjia në vend ofrohet nga vetëm 3-4 furnitorë.

Në fjalën e tij, Mati u shpreh se, ka disa probleme të mëdha në këtë sektor.

‘Sot të thonë dil në treg të hapur, por në Shqipëri ke vetëm 3-4 furnitorë dhe është krijuar një monopol. Dhe ti nuk mund të futesh në një bursë ku çmimet nuk të bëjnë ty konkurrues në tregun rajonal, botëror. Nëse ti deri dje e ke prodhuar ferrokromin me 1700-1600, e del me 2200, pavarësisht se rritet kromi, nuk mund të jesh konkurrues, sepse kostot e tua rriten dhe detyrohesh të mbyllesh.

Pika e dytë është pjesa që lidhet edhe me pjesën e legjislacionit. Legjislacioni po bëhet gjithmonë e më shumë sundues karshi biznesit. Njerëzit ishin mësuar që ligji duhet të respektohej, tani po kalojnë tek urdhëri. Çdo gjë bëhet me urdhër. Kalohet tek një urdhër administrativ i një institucioni dhe thotë që do të bëhet kështu. Shumica e këtyre urdhrave bie në kundërshtim me ligjet, vendimet e qeverisë, urdhrat e qeverisë etj.

Shumë nuk publikohen në Fletoren Zyrtare, janë të heshtur. Ti vetëm përballesh me të dhe ti nuk ke se çfarë bën me këtë rast.

Pika e tretë është se ndoshta mund të kthehen sytë tek qymyri. Ka shumë vende në botë që po e mendojnë si ide. Italia, Gjermania, etj. Ka pasur studime të mëparshme, ku miniera të vogla qymyri mund të kthehen në punë për prodhimin e disa TEC-eve me kapacitete të vogla, nga 20-50 megavat. Këto mund të jepnim impakt se shumica e qymyreve ndodhen në pjesën jugore dhe pjesa e transmetimit të energjisë mund të ishte më e vogël’, u shpreh gjatë fjalës së tij, profesori Sokol Mati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco