Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Nasto: 50% të fitimit të tij, biznesi e harxhon duke paguar energjinë elektrike

Nasto: 50% të fitimit të tij, biznesi e harxhon duke paguar energjinë elektrike

20:01, 09/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Shoqatës së biznesit të vogël, Albert Nasto duke folur të tryezën për energjinë të organizuar nga Partia Demokratike, ka bërë të ditur se, biznesi harxhon deri në 50% të fitimit për të paguar energji elektrike.

‘Jemi vendim me karburantin më të shtrenjtë, 4-5 në botë. Janë gati 9 taksa mbi karburantin. Sot paguajmë gati 1260 lekë për litër karburant, gjë që nuk ndodh askund. Në një kohë kaq të rëndë krize dhe dalje nga pandemia me forcat e veta të biznesit të vogël dhe të mesëm, nuk u bë asnjë favorizim. Në shumë vende u hoqën disa taksa dhe u stimulua biznesi me ndërhyrje direkte financiare. Në Shqipëri nuk e luajti kush as qerpikun, për çështjen e karburantit.

Me rritjen e karburantit u mbyllën mijëra biznese, u mbyllën edhe në pandemi me mijëra. Qeveria shqiptare vazhdon të tregohet indiferente me largimin e mijëra shqiptarëve. Një nga arsyet që janë mbyllur mijëra biznese sot, janë çmimi i karburanteve dhe i energjisë elektrike.

Sa paguajnë bizneset në Shqipëri? I kemi ndarë në 4 kategori biznesesh që paguajnë sot energjinë elektrike.

Kategoria e parë harxhon, çdo biznes, edhe ai i veshmbathjeve, paguan nga 1.8 deri në 2.6 milionë lekë për energjinë elektrike, në vit.

Në kategorinë e dytë fusim, bar kafet, restorantet, fast food, etj. Këta paguajnë nga 8 deri në 15 milionë lekë energji në vit.

Kategoria e 3-të e bizneseve paguan nga 15-25 milionë lekë në vit. Është një shumë e papërballueshme.

Kategoria e katërt paguan nga 30-60 milionë lekë në vit. Çdo biznes paguan qeverinë shqiptare.

Kategorinë kryesore e zënë bizneset, kafenetë, restorantet, fast-food, etj. 35 deri në 50 % të fitimit të tij, biznesi e paguan energji elektrike’, tha gjatë fjalës së tij, Albert Nasto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco