VIDEO/ Kedhi: Bastisja e shtëpisë së Trump me prapavijë politike, demokratët e duan jashtë garës për president

17:21, 09/08/2022
A+ Aa A-

Nikolla Kedhi këshilltar financiar dhe analist i çështjeve të ndryshme, kontribues i News Max në Shtetet e Bashkuara të Amerikës komentoi në SYRI TV, gjatë një bisede me moderatorin Edvin Parruca, komentoi bastisjen e shtëpisë së ish-presidentit Trump nga agjentët e FBI-së.

'Kjo është diçka e paprecedentë që të bastiset shtëpia e një ish-presidenti dhe lideri opozite në SHBA, kjo nuk ka ndodhur kurrë që 30 agjent të mësyjnë në shtëpinë e ish presidentit.

Akoma nuk ka një deklarim nga FBI por ka disa versione të ndryshme.

Disa versione konkludojnë në arsyen se Trump ka marrë disa dokumenta që nuk janë dorëzuar akoma në arkiv, ka dyshime të tjera se kjo lidhet më një hetim që po kryejnë të  majtët në kongresin amerikan në lidhje me ngjarjet e 6 janarit në Kapitol.

Për sa i përket deklaratave nga Trump ai ka thënë se ka bërë një dorëzim dokumentash sipas procedurave.

Çdo president pasi largohet nga shtëpia e bardhë krijon një biblotekë të tij me dokumenta të deklasifikuara dhe kjo nuk përbën asnjë problem në SHBA, është bërë traditë tani.

Demokratët atje kanë mbi 1 vit që hetojnë dhe ngrenë akuza kundër Trump dhe akoma nuk kanë nxjerr asnjë fakt, por kjo ka prapaskena politike sepse kërkojnë që me hetimet ta pengojnë për zgjedhjet e 2024 që do të mbahen në SHBA.

Ndalimi i Trump është shpallur si çështje kryesore të partisë demokratike ndalimi i kandidimi i tij, por nëse vazhdohet në këtë mënyrë skandaloze do të kemi një bumerang, që tu kthehen në dizfavor të demokratëve kundër betejës së tyre ndaj Trump,' - u shpreh Kedhi në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco