'Në detyrë që nga 2017'/ Rama shkarkon Çuçin e Ministrisë së Turizmit

'Në detyrë që nga 2017'/ Rama shkarkon Çuçin e Ministrisë së Turizmit

16:29, 09/08/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Zëvendësministren e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi. 

Sipas raportimeve, vendimi është marrë nga Këshilli Ministrave që më 29 korrik por është publikuar sot në qendrën e botimeve zyrtare.

Çuçi e mbante këtë post që nga viti 2017.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lira09/08/2022 17:55

Verifikoni deftesat e diplomat e kesaj ish zv ministreshe. Se me siguri do te skandalizoheni. Ka kryer( nese e ka bere) Universitetin ne GJ, pa patur diplome te shkolles se mesme( ose gjoja part time). Verifikoni studimet e doktoratures, se 100% e ka plagjiature. Prandaj befasoi dynjane , qe e njeh shume mire, fytyren e saj te vertete, kur hipi shkallet e karrieres. Turp!

drita09/08/2022 17:26

Ngelen projektet e Cucit pa perfunduar, bashke me eskorten e vet ne Ministri te Mjedisit dhe te energjitikes

MIRA09/08/2022 17:25

Me siguri e ka ngaterrua me Cucin qe kerkojne per tragjedine e Himares

Shto koment

Denonco