‘Kredi 16 mln dollarë vetëm për një incenerator’/ Shehaj: Kolateral pronat publike! Lekët ikin në Holandë

‘Kredi 16 mln dollarë vetëm për një incenerator’/ Shehaj: Kolateral pronat publike! Lekët ikin në Holandë

15:23, 09/08/2022
A+ Aa A-

Koordinatorja e luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj shpjegoi në detaje denoncimet që u bënë sot nga selia e kësaj force politike për aferën e inceneratorëve.

E ftuar në News24, Shehaj sqaroi se për ndërtimin e djegësve të mbeturinave janë marrë kredi duke lënë kolateral në bankë pronën publike dhe vetëm për inceneratorin e Tiranës vlera shkon në 16 milionë dollarë.

Por sipas saj, këto kredi nuk po shlyhen nga koncesionari, që prej momentit kur nisën arrestimet e SPAK dhe pas hekurave shkuan ish-ministri Lefter Koka dhe deputetit Alqi Bllako.

Shehaj: Aktualisht të pashlyera kanë 16 milionë dollarë. Kreditë kanë nisur të mos paguhen kur janë arrestuar Alqi Bllako dhe Lefter koka. Kur është arrestuar Koka nuk janë dhënë 9 milionë euro por vetëm 7 milionë nga kësti që i detyroheshin bankës. Këta kanë lënë si kolateral pronën publike të inceneratorit në Sharrë. Bankat kanë treguar seriozitet në administrim. Miliona euro i ka inceneratori i Tiranës dhe ca milionë ai i Fierit. Kjo kompani ka marrë lekët tona, dhe ka marrë edhe kredi duke lënë peng pronat e shqiptarëve.

Shuma 16 milionë dollarë kredi vetëm për inceneratorin e Tiranës. Kompania e krijuar nga mëma në Holandë ishte krijuar vetëm për të administruar këtë incenerator. Kompania mëmë duhet të sillte 128 milionë euro në Shqipëri për t’i investuar në ndërtimin e inceneratorit, por shkon kjo kompania shqiptare dhe i çon paratë e shqiptarëve në Holandë për zyra, shërbime noteriale dhe ujë e drita andej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco