VIDEO-SYRI TV/ Anulohen tenderat për dezinsektim në plazhe, qeveria dështon në të gjitha drejtimet

14:20, 09/08/2022
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare ka dështuar për të siguruar minimumin e pastërtisë në zonat e plazheve.

Tenderat e dështuar të qeverisë kanë lënë pa dezinsektuar të gjitha plazhet e vendit, duke vulosur sezonin më të dështuar turistik e duke lënë zonat bregdetare të mbushura nga insektet.

Mungesa e sigurisë për pushuesit dhe çmimet abuzive në zonat turistike e shënjuan verën e vitit 2022 si një prej sezoneve më të këqija turistike në Shqipëri. Por, qeveria ka dështuar gjithashtu edhe për të siguruar minimumin e pastërtisë në zonat e plazheve.

Kushdo që ka vendosur të kalojë disa ditë qetësie në zonën bregdetare në Shqipëri, sidomos në Durrës, është përballur me shqetësimin e lartë të mushkonjave. Të gjitha tenderat e zhvilluar në fillim të verës për dezinsektimin e Plazheve dështuan dhe u anuluan, duke e lënë zonën e bregut në mëshirën e insekteve problematike.

Në 1 Gusht të këtij viti, Agjencia e Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara njoftoi se kishte anuluar procedurat tenderuese për dezinsektimin e zonave bregdetare në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë e Durrës, e Fier ku përfshihet e gjithë zona turistike që laget nga deti Adratiatik.

Shkak për anulimin e tenderave janë bërë vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik, i cili ka konstatuar problematika të shumta në dokumentat e procedurave dhe përzgjedhjen e fituesve.

Po ashtu, Komisioni i Prokurimit Publik ka anuluar më herët tenderin për dezinsektimin e plazheve në qarkun Vlorë, e cila përfshin të gjithë vijën bregdetare që nga deti Jon deri në Ksamil.

Praktikisht, tenderat e dështuar të qeverisë lanë pa dezinsektuar të gjithë Plazhet e vendit, duke vulosur sezonin më të dështuar turistik, pavarësisht deklaratave të qeverisë se Shqipëria ka arritur të tërheqë turistë që më parë u drejtoheshin bregut të vendeve fqinje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco