Skandali/ Inceneratori i Tiranës mori kredi duke lënë peng prona publike

Skandali/ Inceneratori i Tiranës mori kredi duke lënë peng prona publike

12:25, 09/08/2022
A+ Aa A-

Partia e Lirisë vazhdoi të denoncojë të tjerë fakte skandaloze për mega-aferën e shekullit, atë të inceneratorëve.

Lideri Ilir Meta tha në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama ka vënë në dispozicion të skemës së inceneratorëve edhe pronat publike, të cilat sipas tij janë lënë peng në banka. Ai shtoi se kësaj afere do t’i shkojnë deri në fund.

“Sot do të bëjmë publike disa fakte të reja për djegësat. Deri tani jeni njohur vetëm me majën e ajsbergut. Keni parë që njerëz, që janë larguar nga kjo jetë, të moshuar që jetojnë në azile, figurojnë me firma të falsifikuara dhe kanë xhiruar me miliona euro për llogari të kësaj organizate. Pamë barinj në Greqi, firmat e cilëve janë falsifikuar, pastaj pamë edhe se si fondet e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR që duhet të shkojnë në mbështetje të bujqësisë, kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale. Sot do tregojmë si qeveria shqiptare, me kokën e kësaj afere, që është kryeministri Rama, ka vënë në dispozicion të kësaj skeme edhe pronat publike, të cilat janë lënë peng në banka të ndryshme këtu për paratë që shkojnë përtej detit. Jo vetëm kaq, por edhe më larg,” tha Meta.

Kurse Koordinatorja kundër Korrupsionit, Briseida Shehaj publikoi faktet e këtij skandali.

“Dua t’u tregoj faqen numër 19 të kontratës për inceneratorin e Tiranës, këtu nis gjithçka. Kompania ka të drejtë të lërë garanci, peng, kolateral, për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë, dhe jo vetëm pronën që i është dhënë me koncesion, por dhe sheshet dhe rrugët e kalimit për të shkuar të prona. Nga kjo faqe nis gjithçka”.

Shehaj tha se në total janë marrë 16 milionë euro kredi duke lënë peng pronat publike.

"Kompania e inceneratorit të Tiranës ka marrë 8 kredi, e fundit prej 8 milionë eurosh në nëntor të vitit 2021, kanë një shumë të mbetur rreth 16 milionë dollarë. Bankat kanë qenë shumë në rregull dhe nuk do citojmë asnjë. Këtu është një kontratë 1 milionë dollarë, tjetra 2 milionë, tjetra 1.5 milion euro, tjetra 2.5 milionë dollarë".

"Në 22 maj të vitit 2020, kompania e inceneratorit të Tiranës përfitoi donacion dhe kredi me garanci sovrane kur dihet që ajo kompani ka punuar dhe s'ka pushuar akitivitetin që të përfitonte pagat, 250 milionë lekë të vjetra ka përfituar inceneratori i Tiranes. Mirë paratë që merr nga bashkia, nga buxheti, AZHBR, por do paguajmë edhe këtë ne tani? 

Kjo është kredia më e madhe që kanë marrë ata, 8 milionë euro. Çfarë ndodh? Që të merrej kjo kredi, bëhen këto dy shkresa, i drejtohen Bashkisë së Tiranes dhe Ministrisë së Infrastrukturës, në të dyja shkresat kompania i vë në dijeni dhe kërkon miratimin".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco