Meta kujton ditëlindjen e Mbretëreshës Geraldinë me foto të veçanta: Një personalitet i jashtëzakonshëm!

Meta kujton ditëlindjen e Mbretëreshës Geraldinë me foto të veçanta: Një personalitet i jashtëzakonshëm!

10:37, 09/08/2022
A+ Aa A-

Kreu  i Partisë së Lirisë Ilir Meta,  ka kujtuar sot ditëlindjen e Mbretëreshës Geraldinë.

Në një mesash të publikuar në rrjete sociale kreu i Partisë së Lirisë ka publikuar foto të veçanta të mbërritjen në atdhe të Familjes Mbretërore, ku në shihet duke e shoqëruar Monika Kryemadhi, deputete socialiste në atë kohë.

“Ditëlindja e Mbretëreshës Geraldinë më çoi te një kujtim i bukur prej saj, 20 vite më parë, të cilën doja ta ndaja me ju. Për të kujtuar me nderim këtë personalitet të jashtëzakonshëm të kombit tonë që edhe pse lindi hungareze, gjithë jetën e saj ia përkushtoi Shqipërisë.

Edhe sot është aktual mesazhi i saj i 20 viteve më parë: Unë besoj se me paqe dhe dashuri, me devocion dhe besnikëri për idealin kombëtar, ne do ta çojmë përpara Atdheun tonë, që është pjesë e Europës dhe e botës së qytetëruar”, shkruan Meta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco