Lajmi i fundit

Investigimi i RAI-t/ Reagon parlamenti italian: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Protesta/ I afërmi i Jonadës: Dua ti sjell fëmijët e mi në Shqipëri, por ku ti sjell?

20:41, 08/08/2022
A+ Aa A-

Një prej qytetarëve protestues ishte edhe një i afërm i familjes së Jonada Avdiat, që u vra në Himarë nga skafi i drejtuar nga Komisari i Policisë, Arjan Tase.

Duke folur në shkallët e kryeministrisë, i riu tha se kishte ikur prej 17 vitesh nga Shqipëria, dhe tani donte të sillte fëmijët në Shqipëri, por ku ti sjell, pyeti ai.

‘Jam shoku i dajës së Jonadës. Bashkë të dy kemi ikur 18 vjeç në emigrim, jo se nuk e duam vendin tonë, por nuk kemi pasur buk për të ngrënë.

Dua të them diçka z. Kryeministër. Kam dy djem, dua ti sjell në Shqipëri, të mësojnë shqip, të flasin shqip, por ku ti sjell? Dua që këto djemtë e mi të rriten me gjyshin e gjyshen, se djalin e tyre e humbën, 17 vjet rrugëve. Tani më kallxo kryeministër ku ti sjell fëmijët e mi.

Çfarë ndodhi, çfarë do të bëhet me ne. Edhe sa fëmijë duhet të humbin, nuk është gjithçka leku dhe pushteti. Jemi shqiptarë dhe duhet të jetojmë për moral’, tha i riu gjatë fjalës së tij në protestën qytetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco