Ilir Meta thirrje qeverisë: Braktisni vjedhjet që qytetarët të mos braktisin shtëpitë prej zjarreve

Ilir Meta thirrje qeverisë: Braktisni vjedhjet që qytetarët të mos braktisin shtëpitë prej zjarreve

19:59, 08/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas thirrjet në kufinjt e çmendurisë që ministri Niko Peleshi bëri për situatën e zjarreve në vend.

Meta është shprehur se është gjëja më e lehtë t'u bësh thirrje qytetarëve në momentin e fundit të braktisin shtëpitë, deklarata e ministrit është e papërgjegjshme dhe se nuk mund të pritet asgjë më shumë nga kjo qeveri e korruptuar.

Postimi i Metës:

BRAKTISNI VJEDHJET, QË QYTETARËT TË MOS BRAKTISIN SHTËPITË!

Është gjëja më e lehtë t'u bësh thirrje qytetarëve në momentin e fundit të braktisin shtëpitë.

Të gjithë e dinë që vendi ynë është i ekspozuar ndaj zjarreve, por asnjë masë nuk merret për parandalimin, sinjalizimin dhe ndërhyrjen në kohë për t'i mbajtur nën kontroll. I njëjti avaz përherë i nënvlerësimit të situatës, derisa zjarri u afrohet shtëpive.

Kur do e braktisë Qeveria indiferencën dhe papërgjegjshmërinë për parandalimin e zjarreve?

Pse është në këtë gjendje inekzistuese flota ajrore e ushtrisë tonë?

Pse nuk blihen që në fillim të vitit orëfluturimet e avionëve kundër zjarreve?Pse gjithmonë do të shohim në media vetëm disa ushtarë me lopata dhe fshesa kundër zjarreve?

Shqipëria po digjet sepse qindra milonë euro vidhen përmes Djegësave fiktive (inceneratorëve).

Shqipëria po digjet nga zjarret në verë sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar në të katër stinët pa pushim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco