'Drejtësi për Jonadën'/ Protestuesit afrohen te dyert e Ministrisë së Brendshme

'Drejtësi për Jonadën'/ Protestuesit afrohen te dyert e Ministrisë së Brendshme

19:56, 08/08/2022
A+ Aa A-

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, qytetarët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Drejtësisë, për të protestuar pas ngjarjes tragjike të ndodhur një javë më parë në Potam të himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u aksidentua për vdekje nga skafi i drejtuar nga efektivi i policisë Arjan Tase.

Të enjten e kaluar qytetarët i vendosën afat kryeministrit që deri ditën e sotme të largonte nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Protestuesit i janë afruar dyerve të Ministrisë së Brendshme.

Nga Ministria e Brendshme, itenerari pritet të jetë i njëjtë si ai i javës së kaluar. Protestuesit do të mblidhen në Ministrinë e Brendshme për të marshuar drejt Kryeministrisë. Nuk dihet nëse do të ketë edhe një marshim drejt Drejtorisë së Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco