Zjarret jashtë kontrollit, Peleshi-banorëve: Ikni, braktisni shtëpitë

Zjarret jashtë kontrollit, Peleshi-banorëve: Ikni, braktisni shtëpitë

18:56, 08/08/2022
A+ Aa A-

Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit nga mungesa e mjeteve për të ndërhyrë.

E në mungesë të mjeteve, ministri i Edi Ramës, Niko Peleshi u ka bërë thirrje banorëve që të braktisin shtëpitë e tyre.  

‘Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret.

Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore.

U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.

Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat’, shkruan ministri Niko Peleshi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco