Fatos Lubonja: Puna më e suksesshme e Ramës është korruptimi masiv i njerëzve

Fatos Lubonja: Puna më e suksesshme e Ramës është korruptimi masiv i njerëzve

18:21, 08/08/2022
A+ Aa A-

Analisti, Fatos Lubonja është shprehur se protestat nuk duhet të ndalen, sepse me drejtësinë aktuale nuk arrin dot se në një shtet demokratik nuk ka nevojë për protesta

Lubonja është shprehur se një nga punët më të suksesshme të Ramës dhe shumë të dëmshme për Shqipërinë është korruptimi i sa më shumë njerëzve.

“Protestat padyshim sepse me drejtësi ti nuk arrin dot se në një shtet demokratik nuk ka nevojë për protesta. Ka ngjarje vepron drejtësia, nxjerr përgjegjësit, i arreston, bie qeveria vetvetiu, ka opinion publik, kështu që protestat janë padyshim të domosdoshme. Përtej protestave ngelet mosbindja civile, veprimet e dhunshme. E para mendoj që edhe sikur të mendosh se nuk janë të suksesshme ato duhet të ndodhin sepse tregon që ka akoma rezistencë. Pastaj që të jenë të suksesshme, duhet ndryshimi i taktikave, të tërheqin sa më shumë njerëz. Sa mundet që nga protesta në nivele militantësh dhe njerëzish të dëmtuar direkt, të bëhen protesta ku të bashkohet një shumicë e madhe me shpresën se i duhet dhënë fund një situatë të tillë dhe duhet krijuar një gjë tjetër. Kjo kërkon një Shqipëri tjetër, duhet të dalë Shqipëria nga kjo rrugë ku ka hyrë.

Të krijohet një shpresë, ose njëkohësisht në qoftë se rritet pakënaqësia, vjen një pikë ku do mbështetesh tek i fundit vetëm të shfrysh dufin, se ndonjëherë protestat dhe rotacionet vijnë dhe si ndëshkim, jo si shpresë.

Rama ka punuar shumë, një nga punët më të suksesshme dhe shumë të dëmshme për Shqipërinë është korruptimi i sa më shumë njerëzve. Janë futur në interesa njerëzit. Ka ndërtuar shtetin që ka kapur me oligarkët, me administratën, është një masë e madhe që thotë unë dua të rri këtu se këtu po ha.

Këtu është punuar keq në kuptimin që unë do i marr të gjithë, një e fut në administratë, shkollat i kam të miat. Është bërë sistemi i tillë, është bërë parti shtet. Ky ka ndërtuar një rrjet interesash të tillë që këta duhen llogaritur për forcë”, tha Lubonja për News 24.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arben09/08/2022 07:00

Nuk ka dyshim qe nje nga mendjet me te ndritura te Shqiperise eshte zoti Lubonja. I bie ne koke problemit dhe ka nje zgjuarsi naturale te te kuptuarit dhe lexuarit e tipave si Rama. Bravo.

Shto koment

Denonco