Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Kriza/ Dane: Qeveria të pranoi propozimet e PD! Bordi fasadë, justifikim për të legjitimuar vjedhjen

18:00, 08/08/2022
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Edvin Parracu, eksperti i ekonomisë Vjoldi Dane ka komentuar propozimet e PD për të dalë nga kriza ekonomike, nga subvencionimi i biletave të transportit dhe përgjysmim i taksimit për naftën.

Sipas ekspertit, këto propozime kërkojnë ta kthejmë qeverinë më të përgjegjshme dhe në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare.

Sipas Danaj, qeveria duhet të heqi dorë nga klientelizmat dhe bordi fasadë që është vetëm justifikim për të legjitimuar një vjedhje.

Danaj: Heqja totale e taksës është e pamundur. Një vijë e ndërmjetme është ajo e përgjysmimit të kësaj takse. Edhe sot po kërkohet të kthehet në vlerat e taksave para rritjes së çmimeve. Me këto taksa që kemi që është mbi 1 euro për litër, renditemi te shumë pak vendet me taksat më të larta për naftën dhe kjo është një peshë shumë e madhe për qytetarët, për ekonominë dhe ardhëmërinë ekonomike të vendit. Efektet që do të shtrihen do të jenë në shumë vite, minimalisht në pesë viteve të ardhshme. Synohet ta kthejmë qeverinë më të përgjegjshme dhe në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare. Duhet të heqim dorë nga klientelizmat dhe bordi fasadë që është vetëm justifikim për të legjitimuar një vjedhje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco