‘Inceneratori i Tiranës’/ Berisha pyet Ramën: A je takuar në Dubai me...dhe çfarë porosish i dhe?

‘Inceneratori i Tiranës’/ Berisha pyet Ramën: A je takuar në Dubai me...dhe çfarë porosish i dhe?

17:04, 08/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë një pyetje publike kryeministrit Edi Rama në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

‘A je takuar në Dubai me Zj. Arjola, administratoren zyrtare të djegësit të Tiranës? Çfarë porosish i keni dhënë asaj?’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Një pyetje për Edi Ramën!

A je takuar në Dubai me Zj. Arjola, administratoren zyrtare të djegësit të Tiranës?

Qytetari dixhital pyet Edi Ramën:

A jeni takuar në Dubai me Zj. Arjola Kodra?

Çfarë porosish i keni dhënë asaj?

Lexoni mesazhin gozhdues të qytetarit dixhital. #sb

Pershendetje Doktor Berisha. I thoni Edi Rames se mos valle eshte takuar me administratoren e inceneratorit te Tiranes ne Dubai dhe i ka lene porosite e tij se si duhej te veprohej? Mos jane takuar valle ne muajin mars ne Dubai, fill pasi Arjola Kodra, administratorja e inceneratorit te Tiranes refuzoi te paraqitej ne komisionin hetimor parlamentar per te dhene deshmine e plote?

E sigurte Doktor Berisha qe Rama do genjeje e do thote nuk eshte e vertete, por une po ju nis nje kopje te biletes se udhetimit te Arjola Kodres ne Dubai ne date 6 mars dhe kthimin ne date 15 mars dhe nderkohe Edi Rama ka qene ne date 9 mars sebashku me kabinetin e tij te hajduteve ne Dubai. Ju garantoj se Rama dhe administratorja e inceneratorit te Tiranes e emeruar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, jane takuar per pazaret e fundit ne Dubai.

Kjo eshte arsyeja perse nuk ndalojne pagesat per inceneratorin e Tiranes…

Ju lutem anonim Doktor Berisha se keta jane maskarenj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco