‘Email-i i deputetit të Ramës, fakton vjedhjen’/ Balliu ngre alarmin: Qeveri e zhytur në korrupsion...

‘Email-i i deputetit të Ramës, fakton vjedhjen’/ Balliu ngre alarmin: Qeveri e zhytur në korrupsion...

16:04, 08/08/2022
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka ngritur alarmin pas publikimit në media të email-it të ish-deputetit të Edi Ramës, Sadri Abazi, duke thënë se kjo fakton vjedhjen.

Në postimin e tij në Facebook, Balliu thekson se kjo qeveri është e zhytur në korrupsion në çdo sektor dhe se korrupsioni ka arritur shifrat alarmante ku pas demoncimeve të opozitës apo dhe organizmave ndërkombëtar tashmë ndodh edhe ajo që nuk imagjinohej.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

EMAIL I DEPUTETIT TË RAMËS FAKTON VJEDHJEN; VJEDHJA ËSHTË SISTEMI RAMA

Kjo qeveri është e zhytur në korrupsion në çdo sektor të saj.

Korrupsioni ka arritur shifrat alarmante ku pas demoncimeve të opozitës apo dhe organizmave ndërkombëtar tashmë ndodh edhe ajo që nuk imagjinohej.

Ish deputetët e Edi Ramës ngrenë alarmin për korrupsionin në projektet rrugore të Shqipërisë. 

Mund të duket çudi por edhe Sadri Abazi ka ngritur alarmin për klientelizëm në këtë sektor ndërsa akuzon Autoritetin Rrugor Shqiptar se përdor skema korruptive dhe abuzuese në shpalljen e fituesve të tenderave për mirëmbajtjen e disa akseve të ndryshme rrugore.

Pikërisht për këtë çështe ai i ka shkruar një email të gjatë Kryeministrit, i cili është zbardhur në mediat, dhe ku flet për abuzime në tendera, në nprocedura dhe në përzgjedhjen e kompanive fituese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco