Meta kujton ditëlindjen e Sabri Godos: Në këtë krizë që vuan sot Shqipëria, ndihet më shumë mungesa

Meta kujton ditëlindjen e Sabri Godos: Në këtë krizë që vuan sot Shqipëria, ndihet më shumë mungesa

15:19, 08/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar sot ditën e lindjes së politikanit dhe shkrimtarit të paharruar Sabri Godo.

‘Një mik i çmuar, i cili si Bashkëkryetar i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës, dha një kontribut të vyer dhe bëri një punë të jashtëzakonshme, bashkë me z.Arben Imami, për realizimin në vitin 1998 të asaj Kushtetute të mrekullueshme, për mbrojtjen e së cilës nuk do të ndalemi në asnjë moment’, shkruan Meta në Facebook.

Gjithashtu Meta thekson se në këtë krizë politike, ekonomike dhe shoqërore që ndodhet sot Shqipëria, mungesa e urtësisë, mençurisë dhe vizionit të Sabri Godos ndihet edhe më shumë.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Sot më 8 gusht përkujtojmë ditën e lindjes së politikanit dhe shkrimtarit të paharruar, Sabri Godo.

Një mik i çmuar, i cili si Bashkëkryetar i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës, dha një kontribut të vyer dhe bëri një punë të jashtëzakonshme, bashkë me z.Arben Imami, për realizimin në vitin 1998 të asaj Kushtetute të mrekullueshme, për mbrojtjen e së cilës nuk do të ndalemi në asnjë moment.

Është ajo Kushtetutë, që garanton Referendumin, realizimi i të cilit sot është objektivi më madhor i Partisë së Lirisë.

Sot të gjithë e kanë kuptuar se ndërhyrjet e nxituara, të papjekura dhe të pakonsultuara ndaj Kushtetutës kanë asgjesuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen në çdo nivel.

Sot Shqipëria vuan një krizë politike, ekonomike dhe shoqërore. Në këtë situatë mungesa e urtësisë, mençurisë dhe vizionit të Sabri Godos ndihet edhe më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco