Tragjedia në Potam, Balliu: Politika e inkriminuar e Edi Ramës e ka bërë pis uniformën e Policisë së Shtetit!

Tragjedia në Potam, Balliu: Politika e inkriminuar e Edi Ramës e ka bërë pis uniformën e Policisë së Shtetit!

11:14, 06/08/2022
A+ Aa A-

Sekretari organizativ në Partinë Demokratike Klevis Balliu i ftuar në SYRI.TV ka folur për tragjedinë e ndodhur në Potami, Himarë, ku 7 vjeçarja Jonada Avdia, u vra nga skafi që drejtonte Arjan Tase, (në kohën e ngjarjes efektiv policie).

Balliu gjatë intervistës është shprehur se Arjan Tase dhe policët e tjerë të përfshirë në trafiqe droge nuk përfaqësojnë gjithë Policinë e Shtetit.

Sipas Balliut ka efektivë të cilët punojnë me ndjeshmëri dhe rrezikojnë dhe jetën e tyre për t’i dhënë pak qetësi qytetarëve duke shtuar më tej se është politika e inkriminuar e Edi Ramës që e ka bërë pis këtë uniformë. 

‘’Ata trafikantë  të cilët që kanë vjedhur uniformat e policisë nuk përfaqësojnë gjithë Policinë e Shtetit. Ka efektivë të Policisë së Shtetit të ndershëm të cilët punojnë me ndjeshmëri, rrezikojnë jetën e tyre për të na siguruar ne pak qetësi. Por politika e korruptuar dhe e inkriminuar e Edi Ramës e ka veshur atë uniformë sot me trafikantë. E kanë bërë sot atë uniformë pis. Është politika e Edi Ramës, nuk janë efektivë të ndershëm të policisë se shtetit.’’ është shprehur Sekretari organizativ i Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco