Soros premton të vazhdojë përkrahjen ndaj prokurorëve ‘të butë’, pavarësisht rritjes së krimeve

Soros premton të vazhdojë përkrahjen ndaj prokurorëve ‘të butë’, pavarësisht rritjes së krimeve

21:50, 05/08/2022
A+ Aa A-

Miliarderi George Soros këmbënguli se prokurorët e butë me krimin, të cilët ai i ka përkrahur me miliona dollarë, po e bëjnë sistemin e drejtësisë penale ‘më efektiv e të drejtë’, dhe paralajmëroi se nuk ka asnjë synim të heqë dorë nga mbështetja e tyre.

91-vjeçari i lindur në Hungari shkroi në Wall Street Journal se programi i prokurorëve kryesorë si Alvin Bragg në Manhattan është ‘popullor’ dhe ‘efektiv’.

‘Ky program përfshin dhënien përparësi burimeve të sistemit të drejtësisë penale për të mbrojtur njerëzit përballë krimit të dhunshëm. Ai kërkon që ta trajtojmë varësinë ndaj drogës si sëmundje, jo si krim. Kërkon edhe t’i jepet fund penalizmit të varfërisë dhe sëmundjeve mendore’, shkruan Soros në opinionin e tij, duke shtuar më poshtë: ‘Qëllimi nuk është mosfinancimi i policisë por rikthimi i besimit midis policisë dhe qytetarëve, një partneritet që forcon zgjidhjen e krimeve’.

Soros e shkroi opinionin mes valës së kritikave kundër prokurorëve të butë që çuan në thirrjet e votuesve në San Francisco për largimin e prokurorit Chesa Boudin pas rritjes së vjedhjeve, shitjes së drogës dhe sulmeve në mes të ditës, kryesisht kundër aziatiko-amerikanëve. Më në jug, në Los Angeles, thirrjet për largim po i bëhen prokurorit George Gascon — i cili mori thuajse 3 milion dollarë në fonde fushate nga Soros.

Bragg — fushata e të cilit mori 1 milion dollarë nga Soros përmes komitetit të aksionit politik Color of Change (Ngjyra e ndryshimit) – shpesh është kritikuar për lënien të lirë të kriminelëve ndërkohë që përndjek njujorkezët e thjesht për vetëmbrojtje.

Solos fajësoi për rritjen e krimit në gjithë vendin ‘rritjen shqetësuese të sëmundjeve mendore midis të rinjve për shkak të izolimit të imponuar nga Covid, hapat prapa në policim për shkak të protestave kundër reformës në drejtësinë penale, dhe rritjes së tregtisë së armëve’.

Capital Research Center raportoi në janar të këtij viti se Soros ka dhënë mbi 29 milion dollarë për prokurorë të krahut të majtë përmes një rrjeti komitetet të aksionit politik. Prokurorë të tjerë që kanë përfituar janë Larry Krasner në Philadelphia, Kim Foxx në Cook County, Illinois, Kim Gardner in St. Louis dhe Kim Ogg në Harris County, Texas.

Në vend që të investohen miliarda dollarë për të mbajtur njerëzit në burgje, shkruan Soros, ‘ne duhet të investojmë më tepër në parandalimin e krimeve me strategji që funksionojnë: të angazhojmë profesionistë të shëndetit mendor në situata krizash, të investojmë në programe të rinjsh e të krijojmë mundësi arsimimi në burgje. Kjo redukton gjasat që ata të burgosur të kryejnë krime të tjera pas lirimit’.

‘Prandaj e kam përkrahur zgjedhjen e prokurorëve që përkrahin reformën. E kam bërë në mënyrë transparente dhe nuk kam ndërmend të ndaloj’, përfundon Soros.

/Nju Jork Post

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Greg andoni06/08/2022 10:10

Po hik mer loqe se e ke kuptuar gabim boten. O plakush trap

Shto koment

Denonco