Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Denoncimi/ Skafi i Komisarit të Policisë përdorej për trafik droge nga Habilajt dhe Geron Xhafa

Denoncimi/ Skafi i Komisarit të Policisë përdorej për trafik droge nga Habilajt dhe Geron Xhafa

19:59, 05/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri policie, i cili denoncon faktin se skafi me të cilën Komisari Arjan Tase vrau vajzën 7-vjeçare është përdorur për trafik droge.

“Skafi që përdori Tase ditën e tragjedisë shërbente për trafik droge’, shkruan kreu i PD, që publikon mesazhin e qytetarit dixhital.

Denoncimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor !

Uroj të jeni mirë me shendet familjarisht.

Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy  motorra të fuqishem që aksidentij 7 vjeçaren në Potam: Motogomonja ( Skafi) me dy motorra i perket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi per Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himar...!

Motogomonja ( Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke trasportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është terhequr nga Deti dhe është derguar me një automjet të mbyllur në një Servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj. Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshem) dhe jo mjet lundrumi për sherbime turistike...!

Faleminderit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nik06/08/2022 09:14

Ndoshta eshte ndonje peshk tjeter me i madh se Arjani, qe eshte nga Himara ne polici

Shto koment

Denonco