Kreu i SPAK për VOA: Janë të përfshirë disa institucione, për inceneratorin e Tiranës ...

Kreu i SPAK për VOA: Janë të përfshirë disa institucione, për inceneratorin e Tiranës ...

19:29, 05/08/2022
A+ Aa A-

Kreu i SPAK, Arben Kraja në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se hetimet për aferën e  inceneratorëve do vazhdojnë deri në fund.

Ai u shpreh se po punohet për dosjet, po mblidhen prova dhe ata që kanë përgjegjësi do të vendosen përpara ligjit.

‘Çështja e inceneratorëve është komplekse sepse janë përfshirë shumë institucione që kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti është një volum i madh pune. Ne kemi 3 hetime penale për tre inveneratorë, Elbasanin, Fierin dhe Tiranën.

Për dy të parët në kemi arritur disa konkluzione, që janë publike. Kemi ngritur përgjegjësi penale për disa persona, përfshirë edhe zyrtarë, dhe hetimet për inceneratorin e Tiranës do të vazhdojnë deri në fund për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe do përgjigjet kushdo që ka shkelur ligjin.

Ne nuk veprojmë mbi bazë të listave, por të provave. Kemi vendosur të rrimë larg opinioneve të politikës. E rëndësishme është të jemi objektiv në vendimmarrje’, u shpreh ai.

Ndërsa për vizitën në SHBA, Kraja u shpreh se qëllimi ishte që të prezantohej puna e bërë deri tani nga SPAK.

‘Qëllimi ishte që të prezantojmë punën e SPAK deri tani. Çfarë kemi bërë dhe ku kemi arritur dhe të hedhim pikët e bashkëpunimit në të ardhmen. Në të gjitha takimet arritëm në konkluzion se ky projekt i guximshëm do shkojë deri në fund. Është filluar nga shteti shqiptar në bashkëpunim me SHBA dhe BE, për krijimin e SPAK po flas dhe në këto kushte do vijojë mbështetja për të vijuar puna për të dhënë rezultate të pritshme’, u shpreh kreu i SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tulipano 05/08/2022 21:26

Cudi, te gjithe e dime se kush jane hajdutet è 438 miljon euro dhe ti po "punon" akoma. Nuk kemi besim tek ti, njeri I ploget, I ngathet, frikacake e ndoshta edhe bashkpuntor. Vajte ne SHBA per te informuar apo per te marre udhezime qe te mos preken hajdutet e kriminelet.

Tulipano 05/08/2022 21:25

Shto koment

Denonco