Erisa Xhixho: Raporti i DASH tregon korrupsionin e shtrirë në çdo zyrë të shtetit

Erisa Xhixho: Raporti i DASH tregon korrupsionin e shtrirë në çdo zyrë të shtetit

19:20, 05/08/2022
A+ Aa A-

Erisa Xhixho ka sjellë në vëmendje raportin e Departamenti Amerikan i Shtetit për Klimën e Investimeve në vendon tonë ku e cilëson jo një vend pozitiv për biznes.

Sipas Xhixhos korrupsionin e shtrirë në çdo zyrë të shtetit – rasti më flagrant është megaafera e inceneratorëve, një piramidë korruptive që majën e ka në zyrën e kryeministrit.

Postimi:

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e fundit 2022 është një skaner i Shqipërisë reale dhe jo asaj të propagandës së qeverisë.

 Korrupsionin e shtrirë në çdo zyrë të shtetit – rasti më flagrant është megaafera e inceneratorëve, një piramidë korruptive që majën e ka në zyrën e kryeministrit.

 Konkurrencën e pandershme - amnistia fiskale që penalizon biznesin e ndershëm, mungesa e transparencës dhe pasiguria se duke qenë zbatues i përpiktë i ligjeve mund të kesh sukses

 Ekonomia informale – rreth 40% e ekonomisë është “në të zezë”, një faktor që zmbraps çdo investitor të huaj serioz

Kontratat PPP – të qepura sipas interesave të klientëve të qeverisë, me kosto kolosale që i ngarkohen qytetareve

Nuk mund të pritet përmirësim i klimës së biznesit përsa kohë qeveria u krijon terrenin për investime vetëm një grushti njerëzish pranë saj, duke hartuar ligje të posaçme për ta.

Nuk mund të inkurajosh investime të huaja nëse statusin e investitorit strategjik e ruan për familjarët e ministrave e militantët e fushatave.

Nuk je atraktiv për asnjë investitor serioz nëse i kanalizon paratë e taksapaguesve në skema mafioze, ndërsa 74.7% e popullsisë në moshe pune rrezikojnë të bien në varfëri.

Kjo nuk është Shqipëria që duam, ndaj lufta kundër korrupsionit është mënyra e vetme për të rikthyer llogaridhënien, fundin e pandëshkueshmërisë dhe funksionimin e shtetit ligjor për të gjithë.

.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco