Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

VIDEO-SYRI TV/ Shteti nuk paguan faturat e energjisë, borxhi 183 mln euro për muajt janar-prill

14:07, 05/08/2022
A+ Aa A-

Borxhi i shtetit ndaj OSHEE - së vijon të rritet me shpejtësi. Në katërmujorin e parë të vitit 2022 detyrimet e shtetit ndaj kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë u rritën me 8.3%, ndërsa që nga viti 2013 këto detyrime kanë pësuar ngritje me 149%. Borxhet më të mëdha i kanë ndërmarrjet e ujësjellësit dhe administrata shtetërore.

Syri Tv

Debiti i enteve shtetërore ndaj kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë po rritet me shpejtësi. Sipas Monitor, që nga viti 2013 kur detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së kulmuan, borxhi në katër mujorin e parë të vitit 2022 arriti kulme të reja, në 22,1 miliardë lekë ose 183 milionë euro. Në vetëm katër muaj detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së u rriten me 8.3%, ndërsa që nga viti 2013 këto detyrime u zgjeruan me 149% ose me 2.4 herë.

Rritjen më të madhe të detyrimeve e kanë institucionet jo-buxhetore që përfaqësohen nga ndërmarrjet e ujësjellësit, të cilat krijuan stok detyrimesh ndaj OSHEE-së 17.1 miliardë lekë ose 142 milionë euro, me rritje 9.4% në krahasim me fundin e vitit. Në rritje të shpejtë është edhe borxhi i administratës shtetërore, që arriti në rreth 5 miliardë lekë në fund të prillit 2022, me zgjerim 4.6% në raport me fundin e vitit.

Në vitin 2013 borxhi i shtetit për faturat e papaguara të energjisë ishte rreth 9 miliardë lekë, të cilat u shlyen nga borxhi që qeveria mori për këtë qëllim, ndërsa borxhi nga ana tjetër shlyhet nga taksat e qytetareve. Rreth 10 vite më vonë situata është përkeqësuar dukshëm, pasi detyrimet po shkojnë drejt trefishimit.

Qytetarët paguajnë fatura të kripura të energjisë elektrike, të cilat mesa duket do të rëndohen edhe më shumë vitet e ardhshme, teksa borxhet e shtetit do të vijojnë të shlyhen nga taksat e shqiptarëve. Edhe pse Ministria e Financave ka forcuar rregullat dhe udhëzimet ndaj enteve që nuk paguajnë energjinë, ato nuk po merren në konsideratë, pasi borxhi i enteve publike ndaj OSHEE-së po rritet gjithnjë e më shumë nga viti në vit. /Gazetare: F. Çela, Pamjet: Syri TV, Montazhier: O. Demo/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco