Berisha paralajmëron Ramën: PD ka arritur kulmin e fuqisë së vërtetë opozitare më 7 korrik

Berisha paralajmëron Ramën: PD ka arritur kulmin e fuqisë së vërtetë opozitare më 7 korrik

12:58, 05/08/2022
A+ Aa A-

Në fund të konferencës së përjavshme, kryetari demokrat, Sali Berisha lëshoi një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

“Që tani, inspektorët kanë nisur fushatën dhe ne po e ndjekim. Por të jetë i bindur se po bën një gabim fatal. Është shpallur armik dhe nuk njihet më asgjë përveç votës. Ai të vazhdojë edhe ne do të vazhdojmë me mënyrat tona.

Skenari ynë është protestë qytetare, civile me të gjitha mjetet, në rast nevoje të mosbindjes civile. Në këtë limit mbetet kryengritja paqësore që do të vijë.

PD ka një armik, ai është Edi Rama. Por PD ka arritur në një hark kohor, relativisht të shkurtër, në kulmin e saj, kulmin e fuqisë së saj si forcë e vërtetë opozitare.

7 korriku ishte dëshmia më magjepsëse, më madhështore e kësaj që unë them.

Tani duhet arritur shumica e heshtur. PD do punojë me gjithë potencialin e saj për të arritur shumicën e heshtur,” tha Berisha.

Kryetari demokrat tha se grupi parlamentar demokrat do e nisë sesionin e shtatorit i bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco