'Mendoj të iki nga Shqipëria'/ Profesionistja thirrje për protestë: Rroga më ikën vetëm për ushqime!

'Mendoj të iki nga Shqipëria'/ Profesionistja thirrje për protestë: Rroga më ikën vetëm për ushqime!

18:45, 07/07/2022
A+ Aa A-

Profesionisja e lirë, Jona Koprencka, përmes një deklarate nga selia e PD, bën thirrje për pjesëmarrje në protestë. 

Koprencka thotë se edhe ajo mendon largimin nga Shqipëria. 

Çmimet, thotë Koprencka, janë rritur dhe rroga asaj i ikën e gjitha vetëm për ushqime. 

Deklarata
Jam Jona Koprencka, profesioniste e lirë, nga Elbasani.

Do të marr pjesë në protestën e 7 korrikut, sepse nuk dua t’i bashkohem Armatës gri të atyre që braktisin Shqipërinë.

E mendoj edhe unë ikjen nga Shqipëria.

Sepse jetoj me partnerin dhe gjithë rroga ime ikën vetëm për ushqime. Unë i bëj vetë pazaret dhe e shoh se si, shpenzimet e produkteve të shportës rriten nga dita në ditë.

Karburanti merr gjysmën e rrogës, dhe nuk po flas për rrogë buxhetore, por për rroga profesionistësh.

Më 7 korrik nuk protestoj vetëm për një jetë më të mirë. 

Protestoj edhe për një jetë më dinjitoze.  

Më frikëson dhe më zemëron vjedhja e të dhënave personale. Fakti se bisedat e mia, rroga, të dhënat, çdo gjë private, një patronazhist mund t’i bëjë publike dhe të lavdërohet po publikisht nga kryetari i qeverisë. 

Unë vij nga një familje të përndjekurish poiltikëdhe kujtoj historitë që tregoheshin nga të afërmit e mi që jetuan komunizmin.

Se si ruheshin, flisnin nënzë, nga frika se mos i përgjonin.   

Duket se historia po përsëritet dhe unë nuk dua të ruhem edhe sot, si dikur gjyshërit e mi në diktaturë.  

Në fund, dal në protestë më 7 korrik edhe për vlerën e lirisë.

Liria për të protestuar dhe për ta mposhtur fjalinë fatale ‘pse të dal, se këtu asgjë nuk ndryshon?!’.

Kur të na kenë bindur se ‘asgjë nuk ndryshon’, Shqipëria është në rrezik!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco