VIDEO/ Blindohet edhe dera e Kryesisë së Kuvendit, gardistët e testojnë me shkelma

17:33, 07/07/2022
A+ Aa A-

Opozita do të protestojë sot para Kryeministrisë, në atë që është konsideruar si protesta më e madhe e zhvilluar ndonjëherë. 

Masat e marra nga autoritetet janw ekstreme. Kryeministria është blinduar e gjitha.

Dyert e godinës së Këshillit të Ministrave janë mbuluar me pllaka metalike që prej pasdites së djeshme. 

Por jo vetëm te Kryeministria janë marrë të tilla masa. 

Edhe Kryesia e Kuvendit është fortifikuar me veshje metalike. 

Në videon që sjell Syri.net duken efektivët e gardës teksa testojnë me shkelma derën e hekurit. 

Qeveria duket e shqetwsuar nga protesta e qytetarëve. 

Siç edhe është mësuar tashmë, urdhri ka qenë i prerë për të vendosur mburoja çeliku në dyert e institucioneve që ndodhen përgjatë 'Bulevardit Dëshmorët e Kombit'.

Gjithashtu, Edi Rama ka urdhëruar rrethimin e Kryeministrisë me 1200 forca policore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco