Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

VIDEO-SYRI TV/ Sterilizimi, ish-zv. i Ilir Beqajt në SPAK, merret në pyetje për koncesionin

17:27, 07/07/2022
A+ Aa A-

Ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, në kohën kur drejtohej nga Ilir Beqaj, është marrë në pyetje për disa orë në SPAK këtë të enjte. Ai nuk ka preferuar të flasë pasi doli nga Prokuroria ndërsa mësohet se ka dhënë sqarime për qëndrimet dhe rolin e tij në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Nga SYRI TV

Për disa orë me radhë, ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj ka qëndruar në SPAK ku është marrë në pyetje për herë të dytë në lidhje me koncesionin e sterilizimit, çështje për të cilën hetimet kanë nisur që në dhjetor të vitit 2015 me dyshimet për abuzime.

SPAK dyshon se në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Ilir Beqaj, koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin, ndërsa Prokuroria e Tiranës në vitin 2016 nisi verifikimet por disa kohë më pas i pushoi hetimet. Këto të fundit kishin të bënin me një skemë të dyshuar korruptive për ndërtimin e një qendre sterilizimi pranë Spitalit "Nënë Tereza" e ndërtuar me kredi, por që nuk u bë kurrë funksionale.

Vetë ish-zv ministri ka deklaruar para prokurorëce se nuk kishte specialistë për vendosjen në përdorim të qendrës, argumente të cilat nuk e kanë bindur organin e akuzës i cili po heton mënyrën se u përcaktua të merrej nga koncesionari.

Në kohën e dhënies së koncesionit, Rrjepaj  ka qenë kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Këtë të enjte ai ka sqaruar procedurën ligjore që është ndjekur në dhënien e këtyre shërbimeve tek privati, ndërsa në ditët në vijim pritet të marren në pyetje edhe ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë, dikaster në të cilin vite më parë akuza ka sekuestruar një sërë dokumentesh që kanë të bëjnë pikërisht me këto tendera.

Hetimi për këtë çështje filloi kryesisht nga Prokuroria, pas denoncimeve të media për shkelje ligjore në këto tendera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco