Protesta/ Hoxha: Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm! Ky është vetëm fillimi për të rrëzuar qeverinë

Protesta/ Hoxha: Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm! Ky është vetëm fillimi për të rrëzuar qeverinë

16:50, 07/07/2022
A+ Aa A-

Sekretari për Çështjet e Disaporës dhe Emigracionit në PD, Indrit Hoxha, i ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv komentoi protestën që do të mbahet këtë të enjte në Tiranë.

Hoxha deklaroi se kjo është një protestë e rëndësishme për opozitën dhe Partinë Demokratike ndërsa shtoi se se diaspora ka një rol kryesor për ndryshimin e qeverisë me votë.

Sipas tij një pjesë e mirë e diasporës ka mbërritur dy ditët e fundit në Tiranë për t'iu bashkuar protestës dhe një pjesë tjetër pritet të mbërrijë në orët në vijim për t’iu bashkuar protestës.

"PD nuk do lejojë zgjedhje pa u zgjidhur çështja e votës së diasporës. Diaspora do angazhohet për të vendosur votën e vet në kodin zgjedhor, për angazhimin dhe riorganizimin e degëve të PD në diasporë dhe në riorganizimin e shoqërisë civile të diasporës.

Puna ka nisur, është vetëm fillimi i punës dhe PD ua garantoj që do jetë avangarde nga çdo forcë tjetër politike me diasporën.

Një pjesë kanë mbërritur dje dhe pardje, nje pjesë sot, dhe një pjesë tjetër pritet të mbërrijë. Ky është vetëm fillimi i protestave."-u shpreh Hoxha.

Më tej Sekretari për Çështjet e Disaporës dhe Emigracionit në PD deklaroi se pjesëmarrja në protestë do të jetë e madhe.

Ka ardhur koha për ndryshim politik dhe vajtje në zgjedhje të parakohshme. Mesazhi më i mirë për elektoratin gri është slogani i protestës, ‘çmë duhet mua’, kjo duhet të marrë fund njëherë e mirë.”-tha Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco