VIDEO/ Mijëra qytetarë beratas janë nisur për të protestuar sot kundër qeverisë së narko-shtetit

16:10, 07/07/2022
A+ Aa A-

Mijëra demokratë beratas janë nisur pasditen e sotme drejt Tiranës, për t'ju bashkuar protestës së thirrur nga opozita në orën 19:00.

Organizimi dhe grumbullimi i demokratëve në të gjithë qarkun e Beratit është bërë nga të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike në qytetet: Berat,Kuçovë,Dimal,Skrapar e Poliçan.

Protestuesit janë nisur drejt Tiranës me mjete private,ku vetëm nga dega e PD-së Berat janë nisur 120 automjete të konfirmuara nga strukturat.

Në rang qarku,drejt protestës në Tiranë janë nisur rreth 1350 protestues nga Berati,350 nga Kuçova,260 nga Dimali,220 nga Poliçani dhe 120 nga Skrapari.

Nga ana e degës së PD-së Berat konfirmohet se nisja drejt protestës së sotme në Tiranë u krye me mjete private (ndryshe nga herët e tjera) pasi pronarët e autobuzave janë vënë nën presion me penalitete të ndryshme deri në heqje liçense nëse do të trqnsportonin protestues drejt tubimit të thirrur sot në Tiranë nga PD-ja.

Kryetari i degës së PD-së Berat,Shyqo Dura,duke shpjeguar mënyrën e organizimit të demokratëve drejt protestës në Tiranë,ka theksuar se,përveç demokratëve dhe simpatizantëve të PD-së protestës do ti bashkohen edhe qindra qytetarë beratas që nuk kanë lidhje me partitë politike por që janë të indinjuar nga keq-qeverisja.

"Strukturat e degës së Partisë Demokratike Berat,grupseksionet,kryesia dhe sekretariatet janë organizuar për nisjen e demokratëve beratas drejt protestës së thirrur në Tiranë në orën 19:00. 120 automjete private janë nisur të organizuar nga drejtuesit e çdo rajoni,ndërkohë që me mjete private janë nisur nga Berati drejt protestës në Tiranë edhe qindra qytetarë beratas,të cilët të indinjuar nga keq-qeverisja i janë bashkuar sot opozitës. Ne demokratët dhe qytetarët beratas do të protestojmë sot kundër kësaj qeverie të narko-shtetit,me qëllimin e vetëm të largimit të saj nga pushteti"',ka thënë kryetari i degës së PD-së Berat, Shyqo Dura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco