Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

'Do publikojmë faktet ditët në vijim'/ Këlliçi: Lidhja mes Teatrit, Unazës dhe inceneratorëve

'Do publikojmë faktet ditët në vijim'/ Këlliçi: Lidhja mes Teatrit, Unazës dhe inceneratorëve

22:18, 06/07/2022
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka zbuluar se inceneratorët, projekti i Unazës së Madhe dhe Teatri Kombëtar janë të lidhura.

“Ti dënon këto kompani, e fakton që ka evazion, dënon ministrin dhe jep lekët, miliona euro, edhe në kohë pandemie. Absurdi është se kjo del e pranon. Ditët në vijim do shihni se si ka mundësi që zonja kur ka qenë në drejtimin e Tatimeve, nisnin proceset nga hetimet Tatimore, hapte procesin për të bërë verifikime, por të kesh kompani që bën ananas, shet beton dhe kompani që shesin banane dhe blejnë çelik. Mbylleshin raportet", tha Këlliçi në 'Open' me gazetaren Eni Vasili.

Pyetje: Keni fakte?

Belind Këlliçi: Do të shihni dokumente në ditët në vijim se si Teatri Kombëtar inceneratorët Unaza re janë të lidhura me personat përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave dhe punëve. Janë të njëjtat kompani pas të tre aferave. Na jepni edhe pak kohë. Është një telenovelë që nëse drejtësia do të ketë vullnet të shkojë deri në gjysmë, Erion Veliaj shkon para drejtësisë. Dokumentet do të publikohen në ditët në vijim.

***

Në lidhje me punën në Komisionin Hetimor, Këlliçi ka zbuluar se e ka bërë më së miri detyrën dhe ka zbuluar se ka bashkëpunuar edhe me LSI për informacione të cilat më pas i ka bërë publike.

“Jam i vetmi në atë komision që kam denoncuar me emër kompanitë të dënuara për rimbursim të TVSH dhe evazion fiskal. Nuk kam kompleks ta fsheh, kam pasur një bashkëpunim me LSi për informacione të plota që më janë vënë në dispozicion që i kam publikuar për publikun.

Kam denoncuar kopani që nuk janë më pjesë e raportit të fundit të dërguar në Parlament.

Besoj që detyrën si përfaqësues i PD në atë komision e kam bërë më së miri. Çdo informacion e kam bërë publik dhe vendimin e gjykatës së Kumanovës ku kishte bërë aksident ZV kryeministri Arben Ahmetaj, shkresa e Veliajt me firmë e vulë në mars 2017 që ndërroi fatin e inceneratori e Tiranës që i dha 128 milion euro për 24 orë. Mjafton ajo për të pasur pas hekurave Veliajn sot.

Një pjesë e kompanive janë të dënuara. Habia është që për këtë aferë dhe kontratat e Elbasanit është në burg Koka ndërsa kompanitë përgjegjëse nuk janë marrë ende në pyetje, nuk kemi askënd të ndiqet penalisht”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku07/07/2022 11:52

Ju falenderoj ju dhe gjithe te tjeret per punen heroike e te palodhur qe keni bere! Por do te desheroja t'ju thoja se n.q.s do te presim ne "vullnetin e mire te drejtesise", ne e dime qe ky vullnet i mire nuk ekziston, sepse drejtesia eshte ne sherbim te qeverise! Ndryshe, si eshte e mundur qe m.gj.th. keto prova nuk merret asnje vendim? Ku invazoret vazhdojne te paguhen edhe sot qe po flasim me taksat e popullit shqiptar dhe nuk nderrmerret asnje veprim?? Ose veprimet deshtake qe jane bere sekur jsne marre?? N.q.s do ta leme ne dore te "vullnetit te mire" le ta leme qe sot protesten dhe te biem ne letargjine e viteve me pare!! Jo z. Kellici nuk duhet lene ne duart e maskarenjve fati i kombit, veprimeve i duhet shluar deri ne fund, duke ardhur ne fuqi nje qeveri me ligje dhe organe ligjzbatuese te kontrolluara ne cdo moment, sepse te gjithe jemi te tentuar nga mirnite qe te ofron pushteti( pavaresisht se te gjithe num do te marrim asgje ne boten tjeter) dhe harami qe do te leme trashegim eshte po haram dhe nuk do ta gezoje kush!!!

Shto koment

Denonco